Bota
23 persona të vdekur nga tornado në SHBA
Të paktën 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e tornadove në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sherifi Jay Jones deklaroi për mediat vendase se demi i shkaktuar është katastrofik dhe se, ekziston frika për gjetjen e më shumë trupave të pajetë. Ndërkaq mbetet i panjohur numri i personave të plagosur.
Forca të shpëtimit kanë vijuar kërkimet për gjetjen e trupave edhe përgjatë orëve të natës.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit tronado i parë pati një fuqi 266 km/orë dhe gjerësi gjysme milje.
Eric Sntil, një meteorolog nga Albama tha se tornadoja i fundit ka shkaktuar më shumë viktima në një ditë se të gjithë tornadot në SHBA përgjatë 2018-s.
A catastrophic storm measuring half a mile wide leaves rescue teams racing to find survivors in Alabama. #Alabama pic.twitter.com/gZKv9MV6zv
— China Daily (@ChinaDaily) March 4, 2019
“Fatkeqësisht, numri i viktimave aktualisht është 23”, ka thënë sherifi, Jay Jones për mediat.
Ai ka thënë edhe se personat e tjerë janë dërguar në spital, disa prej tyre me “plagë serioze”, transmeton rel.
Më shumë se 6,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, derisa dëmet janë vërejtur edhe në shtetin fqinj, Xhorxhia, përcjell albinfo.ch.
Në disa pamje shihet se si pasojë e stuhisë, pemët janë ndarë në dysh, rrugët janë shkatërruar dhe shtëpitë janë rrëzuar.
Presidenti amerikan, Donald Trump u ka bërë thirrje banorëve të këtij vendi, përmes një postimi në Twitter, që të jenë “të kujdesshëm dhe të sigurt”.
“Stuhitë janë shumë të ashpra por edhe më keq mund të bëhet. Zoti ju bekoftë të gjithë juve, familjeve dhe shokëve të viktimave si dhe të plagosurve”, ka thënë ai.
#Alabama #tornadoes kill at least 23 and leave trail of ‘catastrophic’ damagehttps://t.co/Nzy3ANbR4n pic.twitter.com/S3LOmgze7i
— The Telegraph (@Telegraph) March 4, 2019
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës













