Lajme
23 profesionistë shëndetësor në Gjakovë të infektuar me COVID-19
Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin 24-orësh ku raportohet për gjendjen e pacientëve që janë duke u trajtuar me COVID-19.
Sipas këtij raporti, gjithsej 57 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, po ashtu siç thuhet në raport gjithsej 30 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa pesë janë në CPAP maskë.
Nga stafi i mjekësor në raport thuhet se me COVID-19 janë pesë mjekë, 15 infermierë dhe tre persona nga stafi mbështetës.
Në fund, nga Spitali i Gjakovës në raportin 24-orësh, kanë bërë apel për qytetarët që të respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse COVID-19.
Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni shtandin dhe zbuloni mundësitë e investimit Nga 24 deri më 26 korrik, ekipi i Baks Bay Albania do të jetë pjesë e... -
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh
Jeta në Zvicër
-
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër Temperaturat e larta gjatë verës po i bëjnë penthouset më pak tërheqëse për blerësit dhe qiramarrësit... -
Baks Bay, projekti me i madh turistik në Shqipëri prezantohet ne Expo Real Kosova: Vizitoni shtandin dhe zbuloni mundësitë e investimit -
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje













