Lajme
25 kuriozitete për Evropën
Evropa është “përgjegjëse” për pjesën më të madhe të shpikjeve teknologjike, kulturën dhe gjuhën që dominon botën sot. Gjeni më poshtë 25 fakte interesante për Evropën, që mbase shumë nga ne nuk i kemi ditur:
25. Evropa, teknikisht nuk është kontinent. Ndarja e saj nga Azia ishte, në fakt, ide e grekëve.
24. Italianët nuk pinë kapuçino pas orës 11:00.
23. Në Berlin ka më shume restorante Doner Kebap sesa në Stamboll.
22. Ndërtimi i Kishës Sagrada Familia në Barcelonë ka zgjatur më shumë se ndërtimi i piramidave (ndërtimi i kësaj kishe ka filluar në vitin 1882 dhe ende nuk ka përfunduar).
21. Vendi më i vizituar në Evropë është Disneyland në Paris.
20. Në Muzeun Britanik janë të ekspozuara vetëm 1% e artefakteve që në të vërtetë mbahen në këtë muze.
19. Tualeti me i lartë në Evropë gjendet në Mont Blanc, në mbi 4.200 metra lartësi mbidetare!
18. Shteti i Belgjikës ka rrjetin më të dendur hekurudhor në botë (113.8 km / 1.000 km2)
17. Peruçica në Bosnjë është një nga xhunglat e fundit në Evropë. Po, Evropa ka xhungël.
16. Bullgaria është shteti më i vjetër në Evropë dhe shteti i cili nuk e ka ndryshuar emrin e tij që nga viti 681 i erës sonë.
15. 40% e popullsisë së Greqisë jetojnë në kryeqytetin e saj – Athinë.
14. Në Islandë nuk ekzistojnë mushkonjat.
13. Epoka e Errët në Evropë ka zgjatur dy herë më shumë sesa koha që kur Shtetet e Bashkuara janë komb.
12. Rusia ka mbi 13 000 fshatra të pabanuara.
11. 40% e sipërfaqes së tokës së Evropës i takon Rusisë.
10. Ndërtimi i Kullës së Pizës ka zgjatur me shume se 200 vjet dhe ajo ende vazhdon të bëhet më e pjerrët.
9. Kruasanti është shpikur në Austri.
8. Grenlanda është ishulli më i madh në botë.
7. Vetëm brenda një jave shkallët lëvizëse në metron e Londrës përshkojnë një gjatësi sa dy herë perimetri i Tokës.
6. Në aeroportin e Brukselit shiten më shumë çokollata sesa në çdo vend tjetër në botë.
5. Në Evropë, Suedia ka më së shumti McDonalds për kokë banori.
4. Falë përbindëshit Lochness, Skocia çdo vit gjeneron 7 milionë euro nga turizmi.
3. Nga Spanja në Afrikë mund të arrihet me traget vetëm për gjysmë ore.
2. Qyteti me emrin më të gjatë në Evropë është: Lanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch në Uells.
1. Lihtenshtejni është një shtet, i cili gjatë angazhimit të tij të fundit ushtarak në vitin 1866, kishte dërguar në Itali 80 ushtarë, ndërsa ishin kthyer 81 ushtarë. Duket se në Itali kishin gjetur një mik.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












