Shkurt.ch
25 vjet që nga faqja e parë e internetit në botë
Që nga atëherë rrjeti global (www) është rritur në një mjet nëpërmes të cilit komunikojnë më shumë se 3 miliardë njerëz dhe që prek pothuajse çdo gjë që bëjmë në jetën tonë të përditshme
I pari website i botës u krijua më 20 dhjetor 1990 nga Tim Barners-Lee, një shkencëtar në CERN, strukturë kërkimore në Zvicër.
Projekti u përdor për herë të parë vetëm brenda ekipit nga shkencëtarët në CERN, ngase ideja fillestare ishte menduar për ta bërë më të lehtë komunikimin, por në gusht të vitit 1991 i gjithë serveri ishte i hapur për publikun apo për këdo që ka një lidhje interneti. Që nga atëherë rrjeti global (www) është rritur në një mjet nëpërmes të cilit komunikojnë më shumë se 3 miliardë njerëz dhe që prek pothuajse çdo gjë që bëjmë në jetën tonë të përditshme.
Faqja e internetit ishte më shumë si një udhëzues që shpjegon se çfarë është interneti dhe si të përdoret. Siç kishte shpjeguar Barners-Lee, fokusi ishte mbi fjalët dhe jo qartësinë grafike, sepse fjalët ishin më të rëndësishme.
Tani ka rreth 4 miliardë faqet e internetit dhe më pak se një miliard emra, por ato nuk janë aq të veçanta sa faqet që fillojnë të gjithë këtë. Motori i parë kërkimor i botës ishte “Aliweb”, i krijuar nga Martin Koster në CERN në vitin 1993, por kishte një jetëgjatësi relativisht të shkurtër.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra Trafiku i rënduar ka shkaktuar pritje të gjata për mijëra udhëtarë gjatë fundjavës së Pentekostit në... -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in













