Lajme
25 vjetori i Masakrës së Srebrenicës, “Nuk mundem t’ua fal” – nëna kërkon përgjigje
Ramiza Gurdiq humbi burrin e saj dhe dy djemtë në masakrën e vitit 1995 dhe ka kaluar një çerek shekulli duke kërkuar për eshtrat e tyre dhe duke kërkuar përgjigje
Me 11 korrik Bosnja shënon përvjetorin e 25-të të masakrës së Srebrenicës, e konsideruar si më e madhja në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Të paktën 8.000 burra dhe djem myslimanë në zonën lindore boshnjake, humbën jetën pas bombardimit nga trupat serbe të udhëhequra nga komandanti Ratko Mladiç, ndërkohë që Srebrenica ishte shpallur “strehë e sigurt” e Kombeve të Bashkuara.
Lufta në Bosnjë filloi në prillin e vitit 1992, ndërsa në fillim të 1993, serbët nisën sulmin ndaj zonave me shumicë myslimane. OKB arriti të ndalonte këto sulme për një kohë të shkurtër, por presidenti i atëhershëm Radovan Karaxhiç urdhëroi që Srebrenica të bllokohej dhe asnjë ndihmë të mos hynte në qytet. Përmes një urdhri të lëshuar më 9 korrik 1995 për pushtimin e Srebrenicës, trupat serbe bombarduan qytetin.
Rreth 15.000 burra dhe djem arritën t’i shpëtonin masakrës duke u arratisur përmes pyllit, por shumë të tjerë mbetën të vrarë nga ushtria serbe që i priste të maskuar si ushtarë të OKB-së. 25 vite pas vrasjeve, identifikimi i viktimave është vështirësuar, edhe pse ende zbulohen varre masive.
Drejtuesit serbë të kohës së luftës, Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mladiç u paditën në 1995. Në 2016, Karaxhiç u dënua për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe u shpall fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Çdo vit, më 11 korrik, viktimat e gjetura rishtazi varrosen në një ceremoni në qendrën përkujtimore të Potocari.
Ramiza Gurdiq humbi burrin e saj dhe dy djemtë në masakrën e vitit 1995 dhe ka kaluar një çerek shekulli duke kërkuar për eshtrat e tyre dhe duke kërkuar përgjigje.
Shikoni videon në linkun më poshtë:
https://l.facebook.com/l.php?u=https%3A%2F%2Fwww.evropaelire.org%2Fa%2F30720503.html%3Ffbclid%3DIwAR1AD2VaQN1tQCmLLRavx1yCjq67YMTpSLDdaLxWYRRstIqUnttSmrUIDLg&h=AT31E7C-41IxkbQJnIdgMC5gcMhgugpNGQK5EweJqo5tM9CQizDMsqTNgHMHGv1CBqEWjLU7rwfQ7sgclah6a3c5hxzor04KHArmj7Kcdi22Dhs8zkHkTwM0ptYE4MubcgRFbQ
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














