Jeta në Zvicër
Skandalet dhe çështjet gjyqësore, dëmtuan imazhin e bankave zvicerane
Epoka e sekretit bankar ka mbaruar për tregun financiar zviceran, por edhe pa këtë “avantazh konkurrues”, bankat zvicerane janë akoma duke arritur të tërheqin flukse të mëdha të kapitalit nga vendet e tjera, shpjegon eksperti i administrimit të pasurive, Pascal Gentinetta.
Kjo dekadë e fundit ishte një kohë e vështirë për bankat zvicerane. Sekreti bankar u sulmua, ndërsa hetimet, çështjet gjyqësore, skandalet dhe gjobat e mëdha e dëmtuan imazhin e tyre. Kriza financiare ndërkombëtare dobësoi edhe pozicionin e sektorit bankar, përcjell albinfo.ch.
Bankat ulën nivelet e tyre të personelit pas dekadave të rritjes, dhe ata tani punësojnë vetëm 3.5% të popullsisë që punon në Zvicër.
Megjithatë, sot, tregu zviceran bankar mbetet një nga më të rëndësishmit ndërkombëtarisht, veçanërisht për menaxhimin e pasurisë. Bankat zvicerane administrojnë mbi 27% të të gjithë pasurisë së menaxhuar që tejkalon kufijtë në gjithë botën, përcjell albinfo.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant










