Kosova
Tri gjërat që do t’i ndryshonte me shkop magjik, ambasadori gjerman në Kosovë
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, shpreson se të rinjtë kosovarë do të lëvizin shumë shpejt pa viza në Evropë.
Ai ka disa muaj që është në krye të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, por assesi nuk po mund të mësohet me ajrin e ndotur të Prishtinës.
Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” diplomati gjerman shprehet se po ta kishte shkopin e famshëm magjik, tri gjëra do t’i ndryshonte në Kosovë:
“Që shqiptarët e serbët, sikurse edhe bashkësitë e tjera, t’i qaseshin njëri-tjetrit në mënyrë më aktive dhe të arrihet paqe me Serbinë, t’i zhdukë mbeturinat gjithandej dhe të ketë një qasje më miqësore ndaj natyrës, e që gjenerata e re të udhëtojë shpejt e pa kufizime në Evropë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ai shprehet jo i kënaqur edhe me ajrin në kryeqytet. “Nuk po mund të mësohem me ajrin e ndotur. Ndonjëherë pyes veten, çfarë është gjithë ajo që digjet dhe këtu lind një dilemë: nëse është dru – kjo çon në prerje më të shumta ilegale të pyjeve dhe në vitin 2030 në Kosovë nuk do të ketë më sipërfaqe të mbyllura të pyjeve. Thëngjilli, ky lëshon erë të keqe, megjithatë njerëzve u duhet të ngrohen me diçka. Unë do të dëshiroja që me prioritet të zhvillohej fusha e energjisë rigjeneruese, sepse aty ka një potencial të jashtëzakonshëm që nuk është shfrytëzuar”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih kanë publikuar udhëzimet zyrtare... -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe”
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















