Lajme

3 orë pritje në pikën kufitare në Merdarë

Përditësohet pritja në pikat kufitare të Kosovës

Para pak minutash është përditësuar orari i pritjeve në dalje të pikave të Kosovës.

Raportohet se në pikën Merdar janë 3 orë pritje, ndërsa në pikën Dheu i Bardhë pritjet janë 15-20 minuta në dalje, njofton albinfo.ch.

Kolona në dalje të Merdarit janë të mëdha, ndërsa një gjendje më e mirë ishte në hyrje të kësaj pike të vendkalimit kufitar, ku udhëtarët duhet të presnin 5-10 minuta dhe kolona është vetëm 10-20 metra e gjatë.