Shkurt.ch
30 për qind azilkërkues më pak gjatë nëntorit
Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM) gjatë nëntorit kërkesa për azil kanë paraqitur 1711 veta
Një trend jo tipik e ka karakterizuar nëntorin e këtij viti, sa i përket fluksit të atyre që kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër. Plot 30 për qind më pak të huaj se një muaj më parë ia kane mësyrë gjatë muajit që shkoi qendrave të azilit në këtë vend.
Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion (BFM) gjatë nëntorit kërkesa për azil kanë paraqitur 1711 veta. Rënien më të madhe në listat e paraqitjes e ka shënuar numri i shtetasve të Eritresë, të cilët kohëve të fundit kanë qenë vazhdimisht të parët. Kështu, përderisa në tetor në Zvicër kanë kërkuar azil 427 eritreanë, në nëntor kanë qenë vetëm 295 sish.
Një rënie e madhe, 38 për qind është shënuar te numri i azilkërkuesve nga Siria, vend ky nga i cili në nëntor kanë ardhur 213 azilkërkues.
Rënie kanë pësuar edhe shifrat e azilkërkuesve nga Afganistani, Sri Lanka, Nigeri dhe Somalia.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












