Shkurt.ch
30 për qind më pak azilkërkues në Zvicër
Një ndikim kanë pasur rrugët që kanë ndjekur kontrabandistët me refugjatë si dhe praktika e ndjekur nga vendet tjera evropiane në fushë të azilit
Në nëntë muajt e parë të këtij viti në Zvicër kanë kërkuar azil afër 16 mijë persona, që është për 30 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rënie ndërkaq, nuk mund të shpjegohet vetëm me ashpërsimin e ligjit për azilin.
“Ky do të ishte një sqarim tepër i thjeshtësuar. Duhet marrë parasysh edhe shumë faktorë tjerë për te arritur në një konstatim të tillë” thotë Michael Glauser, zëdhënës i Zyrës Federale për Migracion (BFM).
Sipas tij, një ndikim në zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve kanë pasur edhe rrugët që kanë ndjekur kontrabandistët me refugjatë si dhe praktika e ndjekur nga vendet tjera evropiane në fushë të azilit. Por, megjithatë, edhe zëdhënësi pranon se edhe ashpërsimi masave të shtetit zviceran në fushë të azilit ka pasur një ndikim, shkruan srf.ch. Në veçanti ka ndikuar shkurtimi i procedurave te azilkërkuesit nga Ballkani, ata nga Tunizia dhe nga Nigeria.
Edhe profesori i drejtësisë, Peter Uebersax, ekspert i të drejtës së migracionit në Universitetin e Bazelit mendon se ashpërsimi i të drejtës ë azilit nuk ka ndikuar drejtpërdrejtë në zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve në Zvicër. Sipas tij, faktorë shumë më të rëndësishëm janë zhvillimet në botë si luftërat, katastrofat ose ndëriimet e regjimeve.
Bazuar në të gjitha këto, numri i azilkërkuesve në Zvicër, i cili aktualisht po trego trend zvogëlimi, mund të ndryshojë, në varësi nga zhvillimet në botë. “Në shtetet rreth Zvicrës, numri i azilkërkuesve është rritur në vazhdimësi. Për këtë arsye ne duhet të presim po ashtu rritje të numrit të tyre”, ka thënë Glauser.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër












