E-Diaspora
30 të lënduar në aeroplanin e “Turkish Airlines”, mes tyre edhe një shqiptar
Ai ka postuar edhe një video, ku shihen pasagjerët e traumatizuar dhe të shokuar pas incidentit në fjalë
Gjatë turbulencave të forta ajrore në afërsi të Nju-Jorkut në bordin e një aeroplani pasagjerësh të linjës ajrore “Turkish Airlines” rreth 30 persona u lënduan, deklaruan autoritetet në aeroportin “Kennedy” në Nju-Jork.
“Plagët nuk janë kërcënuese për jetën”, tha një zëdhënës për medie. Një person raportohet se ka thyer këmbën, ndërsa të tjerët kanë plagë dhe lëndime të tjera, transmeton rtv21.tv.
Aeroplani u ul në aeroportin e Nju-Jorkut në orën 5:35 të mëngjesit pas largimit nga Stambolli, përcjell albinfo.ch.
Shumica e udhëtarëve u trajtuan në terminalin e aeroportit. Një zëdhënës i Autoritetit të Portit të Shteteve të Bashkuara të New Yorkut dhe New Jersey deklaroi se të lënduarit më pas u dërguan në spital.
Në këtë fluturim ishte edhe shqiptari, Sead Nikaj, i cili u bë i njohur me shqiponjën që bëri në hyrje pas aterimit në aeroportin e Podgoricës, ku u pengua nga punëtorët malazezë në aeroport.
Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale pas publikimit të saj. Seadi në postimim e tij të fundit shkruan: “Fal Zotit dhe bekimeve tuaja që më bëtë mbas incidentit në Podgoricë, i shpëtova edhe një rrëmuje tjetër, por kësaj here lart në qiell”.
Ai ka postuar edhe një video ku shihen pasagjerët e traumatizuar dhe të shokuar pas incidentit në fjalë.
Tmerr në avionin Stamboll-New York, shqiptari flet si u rrezikua jeta e qindra udhëtarëve on Vidnews.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















