Lajme
Nju Jork: Hyn në fuqi ligji që lejon votimin për banorët pa shtetësi
Më shumë se 800,000 banorë të qytetit të Nju Jorkut pa shtetësi amerikane, përfshirë imigrantë që janë sjellë në Shtetet e Bashkuara pa dokumenta si fëmijë do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale, pasikryebashkiaku Eric Adams lejoi që legjislacioni i propozuar për këtë qëllim të kthehej automatikisht në ligj të dielën.
Kundërshtarët janë zotuar ta luftojnë ligjin e ri, të cilin Këshilli Bashkiak e miratoi para një muaji. Nëse zbatimi i ligjit nuk ndalohet nga ndonjë urdhër gjykate, Nju Jorku do të jetë qyteti i parë i madh në SHBA që u jep të drejta të gjera votimi në zgjedhjet lokale atyre që nuk kanë shtetësi.
Banorët pa shtetësi gjithsesi nuk mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale, ato për Kongresin apo guvernatorët e shteteve.
Bordi i Zgjedhjeve duhet të fillojë tani hartimin e një plani zbatimi deri në korrik, përfshirë rregullat dhe dispozitat për regjistrimin e votuesve.
Është një moment vendimtar për qytetin me popullsi më të madhe në vend. Zgjedhjet e para ku joshtetasit do të mund të votojnë mbahen në vitin 2023.
Zoti Adamas kishte 30 ditë kohë që kur Këshilli Bashkiak miratoi projekt-ligjin për të mos lejuar që ai të kthehej në ligj. Ky afat skadoi në mesnatë, duke bërë që ligji të hynte në fuqi automatikisht./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












