Shkurt.ch
300 abuzues të pensioneve të invaliditetit
Përmes zbulimit dhe denoncimit të këtyre abuzuesve të pensioneve në një afat më të gjatë mund të kursehen deri në 80 milionë franga
Zyra Federale për sigurime sociale ka zbuluar gjatë vitit të kaluar 300 mashtrues të fondit pensional të invaliditetit. Zyra në fjalë u ka dëshmuar të gjithë këtyre pensionistëve se ata nuk kanë të drejtë për të marrë pensionin ose e kanë vetëm pjesërisht këtë të drejtë.
Sipas një komunikate të zyrës, përmes zbulimit dhe denoncimit të këtyre abuzuesve të pensioneve në një afat më të gjatë mund të kursehen deri në 80 milionë franga, shkruan 20 minuten.
Aktualisht autoritetet po hetojnë mbi 2200 raste të mashtrimit të fondeve të pensioneve të invaliditetit. Në raste të caktuara hetimet po kryhen në fshehtësi.
Në vitin 2009 Zyra federale e Sigurimeve sociale ka përpunuar më pak raste të keqpërdorimit dhe po ashtu ka zbuluar më pak raste të tilla.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











