Lajme
31 emigrantë vdesin tragjikisht në tentimin për të shkuar në Britani
Të paktën 31 persona vdiqën sot pasi anija e tyre u përmbys duke lundruar për të kaluar kanalin nga Franca për në Mbretëri të Bashkuar, raporton Reuters.
Kanali ujor në mes dy shteteve është ndër pjesët me më së shumti trafik të anijeve si dhe me rryma të forta të ujit.
Anijet e stërmbushura mezi arrijnë të qëndrojnë mbi ujë dhe janë nën mëshirën e valëve duke u munduar të arrijnë bregdetin e Mbretërisë së Bashkuar.
Franck Dhersin, zëvendës udhëheqës i transportit rajonal si dhe kryetar i qytetit Teteghem në veri të Francës tha se shifra e të vdekurve ka arritur 31 dhe dy persona janë të zhdukur.
Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, Gerald Darmanin tha se do të niset drejt bregdetit.
“Emocione të forta përballë tragjedisë dhe vdekjeve të shumëfishta si pasojë e përmbytjes së anijes me emigrantë”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkaq, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se është i shokuar nga vdekjet.
“Mendimet dhe dhembshuria ime janë me viktimat dhe familjet e tyre… por kjo tragjedi tekson se sa e rrezikshme është të tentohet të kalohet kanali në këtë mënyrë”, tha ai pasi udhëhoqi një mbledhje urgjente të kabinetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












