Shqipëria
32 % e grave nuk janë të punësuara për shkak të punëve në shtëpi
Po kështu, një tjetër objektivë është arritja e punësimit të plotë dhe punës së denjë për të gjithë gratë dhe burrat
Kujdesi dhe puna shtëpiake është arsyeja e papunësisë për 32% të grave krahasuar me 2% të burrave në Shqipëri.
Organizata ndërkombëtare që operon në Shqipëri, “Un Women” ka bërë apel për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e plotë të grave në të gjitha sferat e jetës pasi në mungesë të tyre nuk ka zhvillim të qëndrueshëm.
“32 % e grave nuk janë të punësuara për shkak të punës në shtëpi krahasuar me vetëm 2% të burrave. Puna e papaguar kufizon mundësitë e grave dhe vajzave për të shkuar në shkollë, për të gjetur një punë të mirë me pagesë ose thjesht për të kaluar kohën e lirë”, bën publike “Un Women” (që operon për të drejtat e grave), shkruan “ATSH”.
Ndërkaq, lidhur me objektivat që parashikohen të realizohen deri në 2030, këto të fundit kanë të bëjnë me njohjen dhe vlerësimin e punës së papaguar dhe punës në familje. Po kështu, një tjetër objektivë është arritja e punësimit të plotë dhe punës së denjë për të gjithë gratë dhe burrat, përcjell albinfo.ch.
Lidhur me promovimin barazisë gjinore, qeveria Rama, përbën edhe qeverinë e parë në histori me 75 % element femëror në kabinetin qeveritar. Barazia gjinore dhe promovimi i grave është një temë e ndjeshme në BE.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbyll përkohësisht gjashtë qendra federale për azilkërkues Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM) në Zvicër ka njoftuar mbylljen e përkohshme të gjashtë qendrave federale... -
Prodhimi industrial në Zvicër ra ndjeshëm në tremujorin e parë -
Qiratë në Zvicër pritet të rriten përsëri -
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm














