Lajme
35 vjeçari i pranuar në universitet nuk mori leje qëndrimi: I moshuar për të qenë student
Gjykata tha se refuzimi i lejes në këtë rast shkel Kushtetutën Zvicerane, e cila ndalon çdo diskriminim të lidhur me moshën
Ishte i pranuar nga Universiteti i Fribourg-ut për studime master në Teologji, një 35 vjeçar Togolez, por nuk mori një leje qëndrimi me arsyetimin se ai ishte shumë i moshuar për të qenë student, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet e Fribourg-ut e bazuan refuzimin e tyre në direktivën nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), i cili thotë se studentët e huaj mbi moshën 30 vjeç tregojnë më shumë prirje të qëndrojnë në Zvicër pas përfundimit të studimeve të tyre.
Togolezi apeloi në Gjykatën Federale, autoriteti më i lartë gjyqësor i Zvicrës, e cila vendosi në favor të tij.
Gjykata tha se refuzimi i lejes në këtë rast shkel Kushtetutën Zvicerane, e cila ndalon çdo diskriminim të lidhur me moshën. Prandaj, autoritetet do të duhet të përdorin kritere të tjera për dhënien ose refuzimin e një leje, siç është nëse burri i plotëson të gjitha kushtet për të studiuar në Zvicër. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in Duke paralajmëruar për fushatën aktuale të "iniciativës 10 milionëshe" ka thënë se Zvicra po përballet me... -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër















