Lajme
Virusi i afrohet Zvicrës: Në Kantonin Tiçino kërkojnë mbylljen e kufirit me Italinë
Lorenzo Quadri, këshilltar nacional nga partia Ticino Lega apelon: "Mbyllni kufijtë!". Ai kërkon në mënyrë eksplicite që të gjithë punëtorëve ndërkufitarë italianë që punojnë në sektorin e shërbimeve në Zvicër, t`u ndalohet hyrja
Testimi i një studenti 17-vjeçar ka rezultuar pozitiv, që dmth, i riu nga qyteti italian Veltlin, 25 kilometra pranë kufirit me Zvicrën, është infektuar me Koronavirus, shkruajnë sot të gjitha mediat zvicerane
Për këtë arsye Lorenzo Quadri, këshilltar nacional nga partia Ticino Lega apelon: “Mbyllni kufijtë!”.
Kantoni i Tiçinos “vizitohet” çdo ditë nga 70,000 punëtorë ndërkufitarë që vinë nga Italia. Është e paqartë nëse ata vijnë nga zonat e infektuara, transmeton albinfo.ch. Quadri kërkon në mënyrë eksplicite që të gjithë punëtorëve ndërkufitarë italianë që punojnë në sektorin e shërbimeve në Zvicër, t`u ndalohet hyrja. Kjo, sipas tij, “do të zvogëlonte ndjeshëm rrezikun e një pandemie në Tiçino”. Kushdo që refuzon të ndërmarrë këtë hap, rrezikon “sigurinë publike”, është shprehur Quadri.
Deputeti i Ticinos nga SVP, Tiziano Galeazzi është gjithashtu i shqetësuar. Ai ka bërë një pyetje në Parlamentin e Kantonit të Tiçino, përcjell albinfo.ch. Në të ai pyet në çfarë mase është e mundur që udhëtarët ndërkufitarë të kontrollohen në doganë me skanues të temperaturës.
“Në Tiçino po mbretëron pakënaqësi”, thotë deputeti nacional i CVP-së nga Tiçino, Marco Romano. Ai thotë se është” krejt e mundur “që koronavirusi të përhapet përmes udhëtarëve ndërkufitarë, nga Italia në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Romano kritikon gjithashtu mosveprimin e Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).
Sot, para mëngjesit, BAG kishte njoftuar përmes Twitter se autoritetet zvicerane po vëzhgonin nga afër situatën në Itali, por asnjë masë tjetër nuk ishte marrë deri më tani.
Sidoqoftë, situata mund të ndryshojë shpejt. Lidhur me situatën në Itali, BAG thotë se bëhet fjalë për një shpërthim lokal që duhet të vihet nën kontroll me të gjitha mënyrat.
Ndërkohë, numri i infeksioneve në Itali është rritur në mbi 100. Deri më tani, dy persona kanë vdekur si rezultat i virusit, përcjell albinfo.ch. Për të ndaluar përhapjen e virusit, Roma ka bërë edhe bllokimin e qyteteve të tëra të prekura.
Po ashtu, sapo është bërë e njohur që Karnavali me famë botërore në Venedik është anuluar për shkak të koronavirusit.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












