Bota
38% e gjermanëve duan largimin e Merkelit nga kancelaria
Të paktën 38% e qytetarëve gjermanë do të donin që Angela Merkel të largohej nga posti i kancelares përpara mbarimit të mandatit të saj, në vitin 2021.
Sipas një sondazhi nga instituti ”YouGov”, për llogari të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, dhe i publikuar sot, 43% mendojnë se Merkel duhet të rrijë në post deri në zgjedhjet e ardhshme federale, ndërkohë që 18% nuk janë të vendosur, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Merkel hoqi dorë nga posti i shefes së Unionit Kristian-demokrat (CDU) në fillim të dhjetorit, pas 18 viteve në krye të kësaj partie.
Ajo u zëvendësua nga sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer.
Pas largimit nga kreu i partisë, Merkel tha se do të dëshironte të qëndronte në krye të kancelarisë deri në përfundim të mandatit.
Merkel mund të largohet nga kancelaria në rast të ndryshimit të koalicionit ose në rast zgjedhjesh të parakohshme, pas humbjes së një votëbesimi në Bundestag
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Papunësia në nivel të qëndrueshëm në Zvicër Numri i të papunëve ulet me 0.8% dhe numri i personave që kanë shteruar përfitimet e... -
Si dëshiron Zvicra t’i mbajë pensionistët në punë më gjatë? -
Berna dhe Brukseli nënshkruajnë marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë -
SWISS anulon më shumë fluturime për në Dubai dhe Tel Aviv -
Parlamenti zviceran hedh poshtë iniciativën për neutralitet














