Shkurt.ch
4.4 milionë automjete lëvizin në Zvicër
Bëhet fjalë për 63.605 automjete, ose 1.5 për qind më shumë se vitin e kaluar
Numri i veturave në Zvicër ka vazhduar të rritet. 4.4 milionë automjete janë regjistruar vitin e kaluar. Bëhet fjalë për 63.605 automjete, ose 1.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në përgjithësi, më 2014 janë regjistruar 5.8 milionë automjete të motorizuara rrugore në vit, 1.6 për qind më shumë se vitin e kaluar, njoftoi Zyra e Statistikave Federale të Zvicrës (FSO).
Gjatë 30 vjetëve të fundit numri i automjeteve pothuajse është dyfishuar. Më 2014 raportohet për 539 vetura për 1000 banorë. Kjo është diçka më shumë se një veturë për dy persona.
Sipas statistikave, numri i automjeteve të reja të regjistruara ka shënuar rënie. Më 2014 u numëruan 396.588 regjistrime të tilla, 1.4 për qind më pak se vitin e kaluar. Sipas Zyrës së Statistikave Federale të Zvicrës kjo mund të ketë ndikuar me futjen e rregullave të reja të CO2 në qershor 2012.
Statistikat gjithashtu tregojnë se vazhdon interesimi i madh për automjetet dizel. Automjetet dizel tani përbëjnë gati 26 për qind të flotës së automjeteve të pasagjerëve.
Po ashtu thuhet të jetë rritur numri i automjeteve elektrike (plus 65,4 për qind) dhe atyre hibride (plus 18,2 për qind). Megjithatë, tregu i tyre mbetet i vogël: vetëm 0.1 për qind e të gjitha automjeteve të pasagjerëve janë elektrike dhe hibride 0.9 për qind.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë














