Lajme
4.5 milionë franga zvicerane për Institutin Parlamentar
Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, Stefani Lazarato, ka shprehur kënaqësinë që pas 5 vjetëve realizohet projekti për Institutin parlamentar.
Në parlamentin e Maqedonisë sot edhe zyrtarisht ka filluar punën Instituti parlamentar. Në lansimin e këtij projekti kanë marrë pjesë ambasadori zviceran Stefani Lazarato dhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski.
Si raportojnë mediat e Shkupit, ekipi i Institutit Parlamentar përbëhet nga 25 nëpunës shtetërorë, të gjithë me arsim adekuat dhe të trajnuar, për t’iu dalë në krah nevojave të deputetëve, mbi përpunimin e analizave dhe studimeve.
Misioni i këtij instituti është forcimi i rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit.
“Çdo deputet nga përbërja e re, përmes formës së shkruar apo elektronike, mund të dorëzojë kërkesë për përpunimin e ndonjë informate të shkurtër, krahasuese apo të dhëna kronologjike për disa çështje të caktuara që janë në fushëveprimin e tij”, tha Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit.
Instituti parlamentar u themelua me mbështetjen e ambasadës zvicerane. Këtij procesi i parapriu një dialog prej 5 vjetësh. Ambasada zvicerane do ta mbështes Institutin parlamentar deri në fund të vitit me 4.5 milionë franga,
“Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), përmes këtij projekti thekson partneritetin e agjencisë zvicerane dhe Kuvendit të Maqedonisë. Qëllimi i Agjencisë zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim është hulumtimi profesional dhe objektiv, si dhe analiza të bazuar në ekspertizën ndërkombëtare dhe vendore, shërbime të edukimit dhe komunikimit, biblioteka hulumtuese dhe arkiva të ligjvënies”, u shpreh Stefano Lazarato, ambasador i Zvicrës në Maqedoni.
Udhëheqës i Institutit Parlamentar është këshilltari shtetëror Zllatko Atanasov, i cili vjen nga Sekretariati për çështje evropiane
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave Këngëtarja shqiptare foli për rëndësinë e letërsisë së përkthyer, udhëtimet dhe njohjen e gjuhëve të huaja... -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén
Jeta në Zvicër
-
Tërheqjet e produkteve që nuk përputhen me standardet janë gjithnjë e më të shumta në Zvicër Numri i tërheqjeve të produkteve nuk ka qenë kurrë kaq i lartë në Zvicër. Këtë vit,... -
“Zhurmë për vjedhje”: Sanduiçët peshojnë 14 gramë më pak, reagon Migros -
Zvicër: Proces gjyqësor me një çift serb dhe 40 gra të skllavëruara si pastruese -
Pse mbajtësit e lejes B në Zvicër fitojnë më shumë se banorët e përhershëm? -
Një zviceran në mesin e ekuipazhit të anijes turistike të prekur nga hantavirusi











