Zhvillim
4 nga 5 aplikuesit kosovarë marrin leje të punës në Gjermani
Nga 9165 qytetarë, përgjigje pozitive kanë marrë 7530. Kështu të paktën është shprehur ministri Arban Abrashi
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se bashkëpunimi Kosovë – Gjermani, rreth hapjes së tregut të punës në Republikën Federale të Gjermanisë, tani po jep rezultatet konkrete, kjo pasi 4 nga 5 aplikantë nga Kosova po marrin leje pune në Gjermani, shkruan albinfo.ch.
“Punësimi i përkohshëm në Gjermani, me rezultate konkrete, transfer i njohurive dhe shkathtësive, zhdukje e migrimit ilegal, investime dhe kontribut për ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Abrashi.
Nga 9165 qytetarë, përgjigje pozitive kanë marrë 7530. Kështu të paktën është shprehur ministri Abrashi.
“Sipas të dhënave zyrtare, vetëm deri më gusht 2016, 9165 qytetarë të Republikës së Kosovës aplikuan për leje pune në Gjermani, dhe nga këto aplikime, përgjigje pozitive morën 7530. Ky zhvillim i ka kontribuar rënies, pothuaj në zero, të migrimit ilegal.
Javën e ardhshme një delegacion qeveritar i Kosovës do të qëndroj në Berlin, për marrëveshjen për ndihmë financiare, ku në funksion të nxitjes së punësimit në vend, edhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përfitoj”, shtoi tutje ministri.
Sipas ministrit, synimi mbetet që të krijohen vendet e punës në Kosovë. “Këto zhvillime pasqyrojnë marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjithsesi, synimi i ynë kryesor është hapja e vendeve të punës në Kosovë, prandaj ky punësim i përkohshëm, ndihmon në transferin e njohurive dhe shkathtësive, tejet të nevojshme për zhvillimin dhe avancimin e ekonomisë së Kosovës, posaçërisht tani kur vërejmë një prezencë të theksuar të investitorëve gjerman”, përfundoi Arban Abrashi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë










