Lajme
40% më shumë raste të reja në Zvicër këtë javë
Numri i rasteve të reja këtë javë është në një nivel që nuk është parë që nga prilli i vitit 2020. Ai është në nivelin e mesit të marsit
Në shtatë ditët deri më 31 korrik 2020, numri i raportuar i infeksioneve të reja SARS-CoV-2 të regjistruara në Zvicër ishte 1,078, 40% më shumë se 772 raste të regjistruara një javë më parë
Gjatë javëve para kësaj kishte 589 dhe 692 raste të reja, sipas worldinfometer.com.
Numri i rasteve të reja këtë javë është në një nivel që nuk është parë që nga prilli i vitit 2020. Numri aktual i rasteve të reja është në nivelin e mesit të marsit 2020, kur shumë biznese dhe shkolla u detyruan të mbylleshin, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Që prej fillimit të qershorit 2020, kantonet me shkallë më të lartë të infeksionit për frymë kanë qenë: Gjeneva, Jura, Valais, Fribourg, Zug, Vaud, Cyrih, Schwyz, Uri dhe Aargau, sipas korona-data.ch. Gjeneva dhe Jura kanë udhëhequr listën me normat më të larta të infeksionit në Zvicër që nga 1 qershori i vitit 2020.
Pjesa më e madhe e rritjes së fundit është për shkak të grupeve të infeksioneve që gjenden te njerëzit që frekuentojnë klube të natës dhe bare. Këtë javë raportimet dolën në pah një grup infeksionesh që u gjurmuan në bar në Rooftop 42 në Gjenevë dhe një bar në qytetin e Fribourg, sipas gazetës 20 Minutes, përcjell tutje albinfo.ch.
Së bashku me testimin, gjurmimi është linja e parë e mbrojtjes për ndalimin e përhapjes së virusit. Një nga kërkesat kryesore për gjurmim të shpejtë efektiv është një regjistrim i detajeve të kontaktit të të gjithë klientëve. Klubet dhe baret duhet të sigurojnë që informacioni i dhënë nuk është i rremë, një problem i hasur nga gjurmuesit e kontaktit pasi një grup infeksionesh u lidh me një klub nate në Cyrih në qershor 2020, përcjell tutje albinfo.ch.
Javën e kaluar, administrata e Gjenevës mori masa për të përmirësuar pajtueshmërinë dhe kërcënoi të përdorte ligjin kundër ndërmarrjeve me sanksione që përfshijnë gjobë dhe mbyllje të detyruar.
Deri më 31 korrik 2020, pati 35,232 raste Covid-19 dhe 1.980 vdekje në Zvicër, sipas worldinfometer.com.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës Vendimi i Parlamentit kantonal është lënë përkohësisht në fuqi të pezulluar pas ankesave për shkelje të... -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë -
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim















