Kosova
40-vjeçari nga Kosova kapet në Morinë me 20 mijë euro të padeklaruara
Raportohet se një 40-vjeçar nga Kosova tentoi të fuste në Shqipëri 20 mijë euro, të cilat ishin të padeklaruara, përcjell albinfo.ch.
Siç njofton policia shqiptare, B.S., banues në Mitrovicë, u ndal në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.
40-vjeçari u kalua në vijën e dytë për një kontroll të dytë automjetit të tij tip ‘Benz’.
Gjatë kontrollit të tij fizik iu gjetën 20 mijë eurot e padeklaruara. Në vijim të veprimeve për 40-vjeçarin nga Kosova nisi një procedim në gjendje të lirë, ku materialet iu referuan Prokurorisë nga policia, për veprën penale të ‘Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë’.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e 20 mijë eurove.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë












