Lajme

Algoritmet-protokollet e mjekëve nga diaspora nisen për në Kosovë

Letër e gadishmërisë së bashkëpunimit të "Mjekëve Shqiptarë në Europë" drejtuar Kryeministrit dhe Ministrit së Shëndetësisë së Kosovës

Mjekët nga e mbarë bota, edhe pse larg vendlindjes, po japin ndihmat e tyre për të trajtuar të prekurit me Covid në Kosovë, sipas protokolleve nga shtetet me mjekësinë më të fuqishme në botë, shkruan albinfo.ch.

Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë e regjistruar në Gjermani  me kryetaren Dr.med. Aurora Dollenberg, e përbërë nga një grup specialistësh të mjekësisë që punojnë në shtetet europiane dhe amerikane, u mblodhën më 06.12.2020 në një videoasamble internacionale për të unifikuar protokollet e  trajtimit te pacientëve me COVID-19.

Duke parë rritjen e vdekshmërisë së pacientëve shqiptarë në bazë të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, ku numri i të vdekurve ka arritur 1426, shpeshherë dhe si pasojë e trajtimeve të gabuara mjekësore.

Mbledhja urgjente e kësaj asambleje ndëkombëtare ishte për 2 arsye kryesore.

1- Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, në bashkëpunim me Komunitetin Europian dhe OBSH-në kanë bërë disa herë apel për ndryshimin e Protokolleve të trajtimit të COVID-19, gjë që për fat të keq jo gjithmonë është marrë në konsideratë. Federata me grupin e punës të mjekëve specialistë dëshiron të parandalojë raporte kritike nga Këshilli i Europës dhe OBSH në drejtim të Sistemit Shëndetësor Kosovar.

2.Duke u nisur nga raportimet e individëve që janë bërë kundrejt personelit mjekësor për mostrajtim të duhur  terapeutik për pacientët me COVID-19  si dhe kërkesat e shumta që kanë ardhur rregullisht nëpëmjet webit të federatës   www.amfe-federation.eu  për trajtimet e mangëta dhe të gabuara ne si Federatë ngremë zërin që Sistemi Mjekësor Shqiptar të kryejë  trajtimet terapeutike në bazë të unifikimit të protokolleve europiane për pacientët e  sëmurë me COVID-19.

Letër e hapur:

Linku:

file:///C:/Users/HP/Pictures/Downloads/Let%C3%ABr-e-Hapur-ndaj-Kryeministrit-n%C3%AB-Kosov%C3%AB.pdf

I nderuar Kryeministër Zoti Abdulla Hoti,

I nderuar Ministër Zoti Armend Zemaj,

Së pari dëshirojmë të vlerësojmë angazhimin tuaj dhe masat e marra gjatë javëve të fundit, si një nga mënyrat më efektive në parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Ashtu si dhe ju, ne si “Federatë e Mjekëve shqiptarë ne Europë” konsideruam si të nevojshëm angazhimin tonë si akademikë të mjekësisë, por jo vetëm, në dobi të një trajtimi efikas dhe parandalimi të pandemisë në Kosovë për vitin 2021.

Në Europë jetojnë dhe punojnë sipas statistikave të deritanishme rreth 3000 mjekë shqiptarë, ku një numër i lartë i këtyre specialiteteve të fushave të ndryshme (infeksionistë, pneumologë, anestezistë, internistë etj) kanë kontribuar vullnetarisht në Federatë për të mbështetur me dije dhe mjete tejkalimin e pandemisë në Kosovë.

Një punë e madhe konsideruar largësinë fizike dhe krizën pandemike që ka prekur edhe vendet europiane ku ne si mjekë kemi treguar agazhimin maksimal në shpëtimin e jetëve. Deshirojmë ashtu si edhe ju për Kosovën, që betejën në këtë  valë të dytë ta fitojmë, si dhe një valë të tretë në vitin 2021 përmes vaksinës ta parandalojmë.

Pas Konferencës ndërkombtare të datës 6.12.2020 mes mjekëve shqiptarë nga gjithë Europa, duke përfshirë ketu eksperiencat e tyre në shtete të ndryshme, si dhe pas konsultimeve me ta mbi nevojat aktuale që paraqet sistemi shqiptar në përballjen e pandemisë, dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj disa tema mjekësore dhe administrative, të cilat mund të merren në konsideratë nga ana juaj.

I-Mbi hartiminin e një strategjie kombëtare të vaksinimit të popullatës shqiptare dhe sigurimi i dozave te mjaftueshme të vaksinës kundra COVID-19 Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë shpreh gatishmerinë e saj të asistoj me mendim ekspertësh, me protokolle përkatëse dhe lobizëm positiv në strukturat përkatëse të EU-së dhe OBSH-së. 1. Procesi i testimeve dhe despistimit të hershëm. Gjurmimi i pacientëve në pjesën ambulatore përmes testeve të shpejta aplikohet në Kosovë në një numër shumë të ulët, edhe pse eksperienca nga shtetet europiane tregon se është një strategji themelore për ta frenuar pandeminë, pasi kështu evitohet paraqitja e panevojshme e pacientëve në ambulanca, poliklinika dhe në urgjencat spitalore.

  1. Parapërgatitja për vaksinimin e gjerë në popullatë Propozim Zgjidhjesh: – Hapja e qëndrave ambulatore në të gjithë vendin, ku do zhvillohet pandërprerje vaksinimi – Strukturat ambulatore dhe personeli mjekësor i tyre si Infermierët, ndihmës infermier, ndihmës farmacist etj. duhet të trajnohen dhe certifikohen për dhënien e vaksinës ndaj COVID-19 -Implementimi i Guideline/Protokollit europian të trajtimit të COVID-19 3. E një rëndësie të veçantë: Unifikimi dhe përditësimi i protokollëve të trajtimit. Kërkohet që institucionet përgjegjëse në Kosovtë publikojnë protokollet e trajtimit. Theksojmë mungesën e strukturave organizative dhe protokollet për menaxhimin për pacientët Covid-pozitiv të trajtuar në kushte ambulatore (Mjeku i shtëpisë apo specialistë të tjerë të Poliklinikave). 4. Roli qëndror i mjekut të familjes dhe mjekut specialist ambulator: Mjeku i familjes nuk është pozicionuar në si një hallkë vendimtare në parandalimin, sinjalizimin e rasteve të dyshimta dhe në monitorimin e pacientëve në fazat e para të sëmundjes. Eksperiencat e shumë vendeve kanë treguar që mjekët e familjes dhe specialistët ambulator mund të luajnë një rol vendimtar në menaxhimin e strukturuar të pandemisë.

Propozim Zgjidhjesh:
– Rivlerësimi ose rifreskimi i protokollëve të deritanishëm të menaxhimit të pacientëve Covid-pozitiv për të gjithë stafin mjekësor aktiv. Udhëheqje më e disiplinuar dhe efektive e shefave të pavionëve. Ketu ju bashkangjisim tre protokolle të unifikuara europiane për tratjimin e COVID-19 në tre instancat e sistemit shendetësor:

1- Protokolli per trajtimin e COVID në ambulanca dhe poliklinika
2- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin pranimi të urgjencave në spital
3- Protokolli per trajtimin e COVID në pavionin e reanimacionit në spital
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
www.amfe-federation.eu
Përmes kësaj letre ju rekomandojmë protokollet që po ndjek mjekësia europiane, pasi vizioni i
Mjekëve të Federatës në Europe është që vetëm duke bashkëpunuar mund të arrijmë më
shumë për shëndetësinë e shqiptarëve. Pavarësisht punës tonë në shtetet europaine ku
ndodhemi, duam të kontribojmë me te gjitha mjetet dhe mundësitë qe kemi në dispozicion për
një shqiptari më të shëndetshme.
Ju falenderojmë për vëmendjen tuaj dhe mirëpresim me kënaqësi bashkëpunimin tuaj.
Federata e Mjekëve shqiptarë në Europë
Dr.med. Aurora Dollenberg- Kryetare
Përfaqesuesit e Shteteve pjesëmarrëse në Projekt:
Dr.Teni Kamberi-Përfaqesues i mjekëve në Francë
Dr.Adrian Fandi-Përfaqësues i mjekëve në Angli
Dr.Rubena Maci- Përfaqësuese e mjekëve në Itali
Dr.Naser Ahmeti – Përfaqësuese e mjekëve në Gjermani
Dr.Geriola Topi -përfaqësuese e mjekëve në Suedi
Dr.Hatije Ismaili-Përfaqësues i mjekëve në Slloveni
Dr.Gani Zeka-Përfaqësues i mjekëve në Poloni
Dr. Afërdita Bylykbashi- Përfaqësuese e mjekëve në Hollandë
Dr.Gazmend Berisha -Përfaqësues i mjekëve në Norvegji
Dr.Arbër Mehmeti- përfaqësues i mjekëve në Finlande
www.amfe-federation.eu
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Sabri Trepca – Kryetar i shoqatës së mjekëve ne Angli
Dr.Vjola Halili -Përfaqësuese e mjekëve në Shqipëri
Dr.Leke Abdyli -Përfaqësues i mjekëve në Austri
Dr.Skender Murtezani- Kryetar i shoqatës Vatra në USA
Prof.Philip Caushaj,Dr.Zana Nikolla dhe Dr.Mani Celaj – Përfaqësues të mjekëve në USA
Dr.Arbër Morina – Përfaqësues i mjekëve në Kosovë
Dr.Genc Selmani – Përfaqësues i mjekëve në Maqedoninë e Veriut
Dr. Arlind Lika – Përfaqësues i mjekëve në Mal të Zi
Dr. Lavdije Janova-Neziri – Përfaqësues i mjekëve në Zvicër

 

 


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI