Lajme

466 raste të reja me COVID-19 në Gjermani

Gjermania ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Statistikat e fundit, të rasteve të konfirmuara me koronavirus në Gjermani, u rritën me 466 dhe numri i tyre ka shkuar në 194.725, treguan të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton Reuters, përcjell albinfo.ch.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 12, në 8.985, tregoi raporti.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja, transmeton albinfo.ch.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore gjermane kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, 177.500 persona janë shëruar plotësisht, shkruan albinfo.ch.

Deri më tani është bërë testimi i 5.5 milionë personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.

Sipas statistikave, deri më tani ka pasur 194,689 persona të infektuar me COVID-19 dhe se infektimet ende po vazhdojnë të jenë të pranishme në këtë shtet.

Kujtojmë se Gjermania është shpallur vendi i dytë në botë më i sigurt nga koronavirusi. /Albinfo.ch