Lajme
48 orë paraburgim për Mark Koshnjetin
Serbia çon në 5 numrin e kosovarëve të arrestuar
Kosovarit Mark Koshnjetit, i arrestuar të shtunën nga policia e Serbisë në Merdar, një gjykatës serb ia ka caktuar 48 orë paraburgim .
Sipas medieve serbe, prokuroria e këtij vendi ka vendosur që kundër Koshnjetit të nis hetimet. Ai, do të merret të hënën në mëngjes në pyetje, kur për paraburgim do të vendos gjykatësi i degës për krime të luftës në Gjykatën e Lartë në Beograd.
Policia serbe e ka arrestuar Koshnjetin në Merdar, “bazuar në një arrest për krime lufte”, kanë raportuar mediat serbe.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se shqiptari kosovar dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë, raportojnë mediat serbe.
Zëvendësprokurori serb për krime lufte, Bruno Vekariq, ka thënë se Kasnjeti, si pjesëtar i UÇK-së, ka kryer krime ndaj civilëve serbë në fshatin Kraimirovc, më 1998.
Në anën tjetër, familja e Koshnjetit, nga Prizreni nëpërmjet degës së KMDLNJ-së të shtunën në orët e vona është deklaruar se Marku, nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së.
Brenda 17 ditësh autoritetet serbe kanë arrestuar 5 qytetarë të Kosovës, përshirë këtu edhe dy policët që u liruan pas 48 orësh. I fundit është Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën në pikën kufitare në Merdar, gjatë kontrollit në anën serbe, shkruan Koha Ditore.
Njëjtë sikur pas arrestimit të dy policëve kufitarë, të arrestuar më 31 mars dhe arrestimit të sindikalistit, Hasan Abazi dhe qytetarit Adem Murseli, më 28 mars, edhe të shtunën lajmin për arrestimin e Mark Koshnjetit, e ka dhënë ministri serb për Punë të Brendshme, Ivica Daçiq. Ai ka thënë se shqiptari kosovar “dyshohet për krime lufte kundër serbëve, të kryera në vitet 1990 në Kosovë”.
Arrestimet e shqiptarëve që dalin në Serbi nisën më 28 mars, kur u arrestua kryesindikalisti i Metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi dhe Adem Murseli, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, në kufirin Kosovë-Serbi.
E-Diaspora
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
Jeta në Zvicër
-
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut Parlamentin e qytetit të Cyrihut (asamblenë) do ta “mbulojë” sërish politikani shqiptarozviceran Reis Luzhnica, me rrënjë... -
Fitore shumë e ngushtë e të Majtës në Parlamentin e Cyrihut -
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut












