Lajme
496 pacientë të shëruar nga koronavirusi në Maqedoni
Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 496 pacientë të shëruar nga koronavirusi, të cilët kanë qenë të shtruar në spitale ose trajtim shtëpiak.
Me këto raste, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 shkon në 61.943.
Numri më i madh i pacientëve të shëruar sot janë nga Shkupi (233), Kumanova (28), Ohri (68), Tetova (17), Gostivari (17) dhe qytete të tjera.
Ndërsa nga ana tjetër, sot janë regjistruar edhe shtatë viktima, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është 2.510.
Ndryshe, numri zyrtar i të infektuarve është 83.743, ndërsa deri sot (1 janar) janë 19.290 raste aktive.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? I njohur si “Top of Europe”, ky stacion në Zvicra është pikë kyçe për studimin e... -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore













