Turizëm
5 vendet për t’i vizituar më 2019
Këto pesë vende kanë parë një rritje të madhe të prenotimeve
Vitet ikin, dëshira për të udhëtuar, jo. Airbnb ka krijuar një listë të vendeve më të bukura në botë, të cilat do të jenë tendencë në vitin e ardhshëm.
Airbnb analizoi prenotimet për vitin 2019 dhe pa se disa vende të planetit do të shohin një rritje të fortë në turizëm, dhe jo pak.
Pas çdo tendence ka një arsye, por është e vështirë të thuhet për çdo vend nëse ka një apo më shumë të tilla; mund të jenë përhapur fjalët sa i përket bukurisë së një zone, apo se çmimet kanë konkurruese, apo ndoshta të dyja arsyet, transmeton ‘monitor’.
Në çdo rast, ja se cilat janë destinacionet më në tendencë të vitit 2019. Këto pesë vende kanë parë një rritje të madhe të prenotimeve, përcjell albinfo.ch.
Kaikoura, Zelandë e Re
Me një rritje prej 295% në vit të prenotimeve dhe 210% më shumë kërkime në faqe, një ndër rajonet me natyrë të virgjër dhe më spektakolare të Zelandës së Re është në vendin e parë të destinacioneve tendencë për 2019. Një udhëtim në kërkim të eksplorimit të natyrës, ku është e mundur të shkoni për peshkim dhe të shikoni balenat në sfond ndërkohë që bëni një shëtitje në një plazh të braktisur.
Xiàmén, Kinë
Qyteti kinez është i dyti ndër tendencat për vitin e ardhshëm sipas Airbnb – një qytet me një profil futuristik, që mund të mburret me një vend të mrekullueshëm si Gulàng Yu, një pjesë është tërësisht për këmbësorët, me dhjetëra restorante dhe lokale.
Puebla, Meksikë
Në një distancë prej dy orësh me makinë nga qyteti i Meksikos, Puebla është një ndër qendrat historike më mirë të ruajtura dhe të bukura në të gjithë Amerikën e Jugut.
Normandi, Francë
Rajoni në veri të Francës zakonisht është më pak i kërkuar se Jugu, ose se kryeqyteti francez. E megjithatë, vitin e ardhshëm, hendeku do të zvogëlohet. Normandia është prenotuar me një rritje 229% më shumë krahasuar me 2018 dhe ofertat janë parë 120% më shumë. Ndoshta për shkak të djathërave të shijshëm, bukurisë së natyrës apo kuzhinës vendase, turistët do të jenë më të shumtë në numër se në të kaluarën.
Great Smoky Mountains, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Parku natyror më i vizituar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ai i Great Smoky Mountains, një zonë unike, në kufi mes Tennessee dhe Karolinës së Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA Parlamenti zviceran kërkon forcimin e bashkëpunimit me vendet evropiane në fushën e sigurisë, ndërsa theksohet se... -
Zvicra paralajmëron reshje të mëdha bore në disa kantone -
Sigurimi shëndetësor dhe rritja e çmimeve, shqetësimet kryesore për familjet në Zvicër -
Qyteti zviceran ndalon kalimin e shoferëve që nuk janë banorë -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”












