Shkurt.ch
5 vjet e gjysmë burg për boshnjakun: Ka shkaktuar vdekjen e zviceranit me skuter
Përkundër veshjes përkatëse dhe helmetës mbrojtëse, 61 vjeçari zviceran që po e ngiste skuterin, nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra. Ai kishte vdekur pas dy ditëve, në spital
Në vitin 2013 në Birrwil të Kantonit Aargau pati ndodhur një aksident fatal. Ai qe shkaktuar me fajin e një boshnjaku të ri, i cili, duke dshur të tejkalojë dy makina, në kushte të motit me mjegull, kishte shkelur gazin në 70 kilometra në orë, në rrugën ku lejohej shpejtësia prej 40 km në orë, shkruan azonline.ch. Por, ai nuk e kishte parë se nga ana e kundërt e rrugës po i vinte në mënyrë të rregullt një person me skuter.
Përkundër veshjes përkatëse dhe helmetës mbrojtëse, 61 vjeçari zviceran që po e ngiste skuterin, nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra, transmeton albinfo.ch. Ai kishte vdekur pas dy ditëve, në spital.
Në vitin 2016 shtetasi i Bosnjës qe dënuar nga Gjykata e Qarkut në Kulm me pesë vjet e gjashtë muaj heqje lirie. Por ai e kishte ushtruar të drejtën e ankesës, duke e kaluar rastin në Gyjkatën e Lartë, të Kantonit Aargau. Edhe në këtë shkallë ai nuk ka kaluar më mirë. Gjykata e lartë e ka vërettuar gjykimin e Gjykatës së Qarkut duke e quajtur sjelljen e të dënuarit si “pakujdesi e madhe”.
As me këtë vendim nuk është pajtuar personi në fjalë dhe e ka çuar çështjen në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale. por edhe kjo e fundit e ka quajtur korrekt vendimin e dy shkallëve më të ulët, përcjell albinfo.ch. Federalja e ka pranuar pendimin e të akuzuarit si akt pozitiv – ai u ka shprehur ngushëllimet e tij disa herë familjarëve të viktimës – thuhet në vendimin gjyqësor. Ai madje ka treguar vullnetin që makinën e tij të dëmtuar ta përdorë në të mirë të familjes së dëmtuar.
Por, për Gjykatën Federale e gjithë kjo nuk mjaftonte për t`ia ulur dënimin. Ajo mbeti në vendimin e dy gjykatave më të ulëta: 5 vjet e gjysmë burg!
Boshnjaku kishte rënë në sy për të keq edhe para aksidentit fatal. Ai ishte kapur dy herë në autostradë duke zhvilluar shpejtësi të palejuar, një herë 177 dhe herën tjetër 168 kilometra në orë.
(Fotot: KAPO Aargau)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Frëngjishtja në rritje në qytetet dygjuhëshe të Zvicrës Frëngjishtja po bëhet paksa më mbizotëruese dhe e dobishme në shumicën e qyteteve të Zvicrës, dhe...
-
A priten vonesa dhe tollovi në aeroportin e Cyrihut?
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër