500 euro, bileta kthyese për vendet si Gjermania e Zvicra
Sezoni veror, përveç temperaturave të larta, do të jetë i nxehtë edhe për nga çmimet e fluturimeve me aeroplan
Mesatarja e një bilete kthyese është afër 500 euro për vendet si Gjermania e Zvicra.
Rreth 20 kompani që operojnë në Kosovë i arsyetojnë çmimet e larta, ngase, sipas tyre, nuk ka numër të mjaftueshëm të udhëtarëve.
Me gjithë konkurrencën e shtuar të kompanive ajrore që operojnë në këto destinacione, çmimet kanë mbetur si në vitin e kaluar.
Ndërkohë, jo zyrtarisht kompanitë pranojnë se Kosova ka çmimet e biletave me të shtrenjta në rajon.
Mesatarja e çmimit të biletës kthyese për Gjermani do të sillet nga 221.99 deri në 477.99 euro, ndërkohë që për Zvicër çmimi maksimal do të jetë 411.99 euro.
Albion Idrizi, drejtor i agjencisë “Air Prishtina” për Kosovë vlerëson se ato janë tepër të ulëta në këtë kohë. “Nuk ka çmime të larta në Kosovë. Unë mendoj se më tepër është iluzion sesa që ka çmime të shtrenjta në vendin tonë. Ne kemi ulur deri në 70 për qind çmimin e biletave”, ka thënë ai për gazetën Express.
Ndërkaq, Naim Ejupi, nga agjencia “Eurokoha”, pranon se krahasuar me vitin e kaluar, nuk ka ndonjë dallim të madh në çmimin e biletave. Sipas tij, aktualisht bileta kthyese Prishtinë-Cürich-Prishtinë me “Airberlin” kushton rreth 250 euro, ndërsa me “Swiss” afër 350 euro.
Sipas Ejupit, çmimet nuk janë aq të ulëta sikurse po i promovojnë disa nga agjencitë turistike. “Ka kompani që promovojnë çmime tjera, ndërkohë që biletat e tyre shiten deri në 850 franga”, ka thënë Ejupi. Sipas tij, ka edhe kompani që nuk janë të regjistruara fare në Kosovë, duke iu ikur kështu taksave.
Ndryshe nga agjencitë turistike, janë qytetarët ata që po e bartin barrën e lartë të këtyre çmimeve. Berat Balaj, i cili jeton në Frankfurt të Gjermanisë, thotë se biletat për Kosovë janë më të shtrenjtat në rajon. Ai kërkon nga institucionet që të ndërhyjnë në këtë punë.
“Biletat janë shumë të shtrenjta dhe duhet të bëhet diçka, andaj unë kërkoj nga rregullatori i konkurrencës që të ndërhyjë dhe të bëjë diçka”, ka thënë Balaj.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










