Lajme
500 franga për person, nga fondet e sigurimeve shëndetësore
Për njerëzit me të ardhura më të ulëta, 500 frangat e propozuara janë një instrument i rëndësishëm, thonë në Federatën e Sindikatave (SGB)
Federata e Sindikatave Zvicerane (SGB) dëshiron t`i sigurojë vendet e punës në kohë krize dhe të kompensojë humbjen e fuqisë blerëse të popullatësm shkruan 20minuten.ch.
Ajo përsërit kërkesën nga vera e kaluar që çdo zviceran të marrë 500 franga nga rezervat e fondeve të sigurimeve shëndetësore prej rreth 5 miliard frangash si mbështetje e shpejtë e fuqisë blerëse, transmeton albinfo.ch.
Për të arritur këtë, ajo, në një konferencë për media të mbajtur sot në Bernë, ka shtruar kërkesat në vijim:
Sigurimin e 500 frangave për të gjithë nga rezervat e sigurimeve shëndetësore.
Zgjatjen e përfitimit nga papunësia për të parandaluar çregjistrimin nga enti i punës (shlyerjen e plotë nga tregu i punës).
Masat mbështetëse për të parandaluar falimentimet.
Fonde shtesë për shërbimin publik në sektorin shëndetësor, shpërblime për punonjësit shëndetësorë për angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm dhe përmirësimin e kushteve të punës në sektor.
Politikë më aktive monetare kundër mbivlerësimit të frangut zviceran.
Sistem të drejtë dhe të qëndrueshëm të pensioneve; ndër të tjera duke rritur pensionet e AHV.
Për njerëzit me të ardhura më të ulëta, 500 frangat e propozuara janë një instrument i rëndësishëm, thonë në SGB, përcjell albinfo.ch. “Këto para do të ishin ndihma mundësisht më e shpejtë, në mënyrë që gjërat të fillojnë të lëvizin përsëri”, thotë shefi ekonomist i SGB Daniel Lampart.
Në rast se Këshilli Federal vendos të mërkurën e ardhshme për kufizime të mëtejshme, do të ishte e nevojshme ndihma shtesë.
Por, Shoqata e sigurimeve shëndetësore paralajmëron kundër pranimit të këtij propozimi të bërë nga SGB. “Për të paktën tre milion pagues të premive kjo do të nënkuptojë rritje masive të premive në afat të shkurtër,” thotë Matthias Müller nga Santésuisse, përcjell albinfo.ch.
Me propozimin e SGB ekziston gjithashtu rreziku që disa sigurues shëndetësorë (fonde) të mos jenë më në gjendje të paguajnë faturat për trajtimet.
“Ne jemi të kënaqur që siguruesit shëndetësorë kanë rezerva të mjaftueshme. Kjo i jep popullatës siguri dhe stabilitet në një krizë dhe është një tipar pozitiv zviceran”, thotë Müller.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që... -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku















