Lajme
Zvicër: Sindikatat kërkojnë rritje të pagave për pesë për qind
Sipas SGB-së, në vitin aktual, pagat reale do të bien për të tretën herë radhazi dhe kjo ndodh për shkak të inflacionit
Konfederata e sindikatave zvicerane SGB po kërkon pesë për qind më shumë paga për vitin e ardhshëm.
Tani nevojitet një ndryshim i trendit, shkruan SGB në një deklaratë të publikuar sot, transmeton albinfo.ch. Në vitin aktual, pagat reale do të bien për të tretën herë radhazi dhe kjo ndodh për shkak të inflacionit. Në të njëjtën kohë, produktiviteti po rritet ndërsa ekonomia po lulëzon, shkruan srf.ch.
Sipas SGB-së, punonjësit nuk po përfitojnë nga kjo rritje, pasi mbi të gjitha po rriten fitimet e kompanive dhe pagat e shefave por jo ato të punëtorëve.
Sipas SGB-së, gjendja financiare e popullsisë është përkeqësuar dukshëm. Çmimet për produktet e përditshme janë më të larta, rritja e qirave dhe primet e sigurimeve shëndetësore kanë kushtuar shumë fuqi blerëse, përcjell albinfo.ch. Dhe në vitin 2024, qiratë dhe primet e sigurimeve shëndetësore do të rriten sërish.
Pa rritje rroge, një çift me dy fëmijë do të ketë 3000 franga më pak në dispozicion vitin e ardhshëm.
Pagat janë pothuajse tre për qind më të ulëta se në vitin 2020, edhe pse ekonomia po lulëzon dhe papunësia është e ulët.
Për të theksuar kërkesat e saj, federata e sindikatave SGB po planifikon një demonstratë në shkallë të gjerë në Bernë për mesin e shtatorit.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h