Lajme
533 milionë numra telefoni dhe të dhëna personale të përdoruesve të Facebook-ut kanë rrjedhur në internet
Informacionet personale të rreth gjysmë miliardi përdoruesve të Facebook, përfshirë numrat e tyre të telefonit, janë postuar në një faqe në internet të përdorur nga hakerat, thonë ekspertët e sigurisë kibernetike.
Ka të dhëna për më shumë se 32 milionë llogari në Shtetet e Bashkuara, 11 milionë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 6 milionë në Indi, raporton Businessinsider.
Informacioni duket të jetë i vjetër disavjeçar, por është një shembull tjetër i sasisë së madhe të informacionit të mbledhur nga Facebook dhe faqet e tjera të mediave sociale dhe kufijve se sa i sigurt është ai informacion.
Detajet në disa raste përfshijnë emrin e plotë, vendndodhjen, ditëlindjen, adresat e postës elektronike, numrin e telefonit dhe statusin martesor, shton Alon Gal.
Alon Gal, bashkëthemelues dhe shef teknik i Hudson Rock, një bazë e të dhënave unike të inteligjencës për krime kibernetike, bëri të ditur përmes llogarisë së tij në Twitter se mënyra se si u renditën të dhënat dhe u postuan në faqen e piraterisë këtë javë, e bën atë shumë lehtë të qasshëm për t’u shfrytëzuar nga kriminelët.
Kjo nuk është hera e parë që shumë prej numrave të telefonit të përdoruesve të Facebook gjenden të ekspozuar në internet. Në dhjetor të vitit 2019, një studiues ukrainas i sigurisë raportoi se gjeti një bazë të dhënash me emrat, numrat e telefonit dhe ID-të unike të përdoruesve të më shumë se 267 milionë përdoruesve të Facebook – pothuajse të gjithë me bazë në SHBA.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













