Lajme
Festivali i Filmit në Friburg me seksion të veçantë për filmin në gjuhën shqipe
Pos shfaqjes së 8 filmave në gjuhën shqipe, e veçanta e këtij programi është bashkëbisedimi në njërën nga mbrëmjet, me këngëtarin Gjon`s Tears (Muharremaj), i cili është figura prezantuese e programit shqip
Edhe një festival i rëndësishëm i filmit, në Zvicër, u kushton shqiptarëve dhe Kosovës një seksion të tijin special. Fjala është për Festivalin e Filmit të Friburgut, FIFF, dhe edicionin e 36-të tij, që mbahet nga 18 deri më 27 mars, 2022.
Vetëm pak muaj më parë, në nëntor 2021, Festivali i Filmit të Shkurtër i Winterthurit kishte në fokus Kosovën dhe filmin e saj, duke prezantuar rreth 20 filma të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë, shkruan albinfo.ch. Ndërsa në festivalin ndërkombëtar të radhës Friburg, në seksionin e quajtur “Diaspora: Gjon Tears, Shqipëria dhe Kosova” do të shfaqen pesë filma të gjatë dhe tre të shkurtë, të gjithë artistikë, nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
E veçanta e këtij programi është bashkëbisedimi në njërën nga mbrëmjet, me këngëtarin Gjon`s Tears (Muharremaj) i cili, siç dihet ka përfaqësuar Zvicrën në Eurovision dhe i ka sjellë suksesin më të madh të viteve të fundit, vendin e tretë në festival.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Fribourg (FIFF) tashmë ka shpallur për publikun programin e plotë të edicionit të tij të 36-të. 127 filmat nga 58 vende të të gjitha kontinenteve thonë shumë ofrojnë një pasqyrë unike për produksionin filmik që dëshmojnë për gjendjen e planetit tonë. Janë vepra pak të njohura që nuk janë shfaqur kurrë në Zvicër.
Shqipja është gjuha e gjashtë më e folur në vendin tonë, madje më e përhapur se spanjishtja. Megjithatë, kultura dhe zakonet shqiptare janë kryesisht të panjohura në Zvicër, thuhet në njoftimin e publikuar së fundi nga organizatorët e festivalit.
FIFF prej vitesh kërkonte një person nga kjo kulturë për seksionin e tij të Diasporës. Më 22 maj 2021, Gjon`s Tears për pak nuk fitoi në Eurovision Song Contest, por performanca e tij e ndihmoi të depërtonte në skenë.
I biri i një babai nga Kosova dhe një nëne nga Shqipëria, Gjon Muharremaj e ka pranuar me entuziazëm këtë “carte blanche”, sepse filmat janë pasioni i tij i madh, shkruan albinfo.ch.
Filmat që do të shfaqen në këtë seksion, u takojnë kohëve të ndryshme të realizimit. Kështu, i pari do të jetë filmi klasik “Skënderbeu” (Shqipëri, BRSS, 1953). Pastaj vijnë: “Fin de Partie” (Autor: Fisnik Maxhuni-Maxville, Zvicër) Zvicër; “Hive/Zgjoi” (Kosovë, Zvicër, Shqipëri, Maqedoni e Veriut. Autore: Blerta Basholli); “Martesa” (Shqipëri, Kosovë. Autore: Blerta Zeqiri); “Sisterhood” (Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi. Autore: Dina Duma); “Lost Exile” (Zvicër, Kosovë. Autor Fisnik Maxhuni-Maxville); “Sans Le Kosovë” (Zvicër. Autore: Dea Gjinovci) dhe “Shok” (Kosovë. Autor: Jamie Donoughue).
(Fotot nga konferenca për media e prezantimit të programit të festivalit: Eva Bourgknecht, enkas për albinfo.ch)
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor