Shkurt.ch
59% të zviceranëve janë kundër organizimit të Olimpiadës “Sion 2026”
Në përgjithësi 60 për qind të të anketuarve kanë rezerva parimore kundër manifestimeve të mëdha të këtij lloji. 65% janë kundër që shteti zviceran ta mbështesë këtë organizim me një miliard franga
Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore në Zvicër, gjegjësisht Olimpiada “Sion 2026”, nga fillimi ka pasur kundërshtarë të shumtë. Së fundi këtë e dëshmon edhe një sondazh i madh i publikuar sot në gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matone dimanche”. 17067 veta janë pyetur nëse janë pro ose kundër kësaj olimpiade.
59 për qind janë shprehur në mënyrë të vendsour kundër ose më shumë kundër se pro, projektit “Sion 2026”. Ndërkaq 36% janë pro ose më shumë pro se kundër këtij projekti të madh.
Në përgjithësi 60 për qind të të anketuarve kanë rezerva parimore kundër manifestimeve të mëdha të këtij lloji. 65% janë kundër që shteti zviceran ta mbështesë këtë organizim me një miliard franga.
Qytetarët me të drejtë vote të Kantonit të Valisit, ku pritet të mbahet olimpiada, më 10 qershor do të votojnë për lejimin e një kontributi prej maksimalisht 100 milionë frangash që kantoni i tyre do ta jepte për projektin.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













