Lajme
6 miliardë doza të vaksinës anti-Covid të administruara në botë
Gjashtë miliardë doza vaksinash anti-COVID-19 janë injektuar në gjithë botën, megjithatë ende me po aq pabarazi në aksesin ndaj tyre, veçanërisht në vendet e varfra, ndërsa rreth 15 vende tashmë po administrojnë dozat e treta.
“Të paktën 6,008 miliardë doza janë injektuar në gjithë botën”, sipas një raporti nga burimet zyrtare, i publikuar sot, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Vaksinimi në botë ka përparuar me një ritëm të qëndrueshëm për tre muaj: niveli i gjashtë miliardë dozave të injektuara u arrit në 29 ditë, në vazhdën e miliardit të katërt dhe të pestë, të arritur në 30 dhe 26 ditë respektivisht.
Uashingtoni dëshiron që bashkësia ndërkombëtare të vendosë objektivin e 70 për qind të personave të imunizuar plotësisht në secilin vend brenda një viti.
Një prag që SHBA-ja, ku më pak se 55 për qind e popullsisë është vaksinuar plotësisht, nuk e ka arritur ende dhe që vetëm një pakicë e vogël e vendeve, përfshirë shtatë në BE, e kanë kaluar deri më tani, si Franca, Portugalia ose Spanja.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së












