Lajme
6 viktima nga koronavirusi: Së shpejti, gjendje emergjente në gjithë Zvicrën
Siç raportohet nga kantoni i Ticino, dy persona të tjerë kanë vdekur ndërkohë nga koronavirusi. Kështu që numri i vdekjeve në Zvicër tani rritet në gjashtë.
Numri i sëmundjeve të koronavirusit në Zvicër vazhdon të rritet. Në pasditen e së enjtes (tani), ishin 815 raste të konfirmuara, njoftoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG), shkruan srf.ch. Në 43 raste pritet konfirmimi. Ndërsa pasditen e së mërkurës, ishin 613 raste të konfirmuara.
Siç raportohet nga kantoni i Ticino, dy persona të tjerë kanë vdekur ndërkohë nga koronavirusi, transmeton albinfo.ch. Kështu që numri i vdekjeve në Zvicër tani rritet në gjashtë.
Siç theksojnë mediat zvicerane, të dy viktimat e fundit ishin mbi 80 vjeçarë dhe vuanin nga sëmundje kronike.
Sidoqoftë, BAG konsideron se shumë shpejt do të jenë të nevojshme masa të mëtutjeshme në shkallë vendi.
Kinema të mbyllura, shkollat e mesme pa nxënës dhe ambientet sportive, të mbyllura: Zyra Federale e Shëndetit Publik BAG pret që masat kundër virusit të koronës, të tilla sikur ato të marra në Ticino, së shpejti mund të zbatohen në të gjithë Zvicrën.
Kjo ka për qëllim të mbrojë grupet e rrezikuara dhe të parandalojë mbingarkimin e spitaleve, ka thënë për radio SRF drejtori i departamentit për sëmundje ngjitëse, në kuadrin e BAG, Daniel Koch.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër














