Shqipëria

7 arsye për ta vizituar Shqipërinë

Shqipëria është një vend ballkanik që krenohet me natyrën e pacenuar, plazhet mahnitëse, qytetet e mrekullueshme, historinë interesante, përballueshmërinë dhe vendasit miqësorë

Italia është një vend i bukur, me plazhe të mrekullueshme, vargmale të mëdha malore, qytete mahnitëse mesjetare dhe kuzhinë të jashtëzakonshme, sipas një artikulli të botuar në revistën “The Travel”.

Megjithatë, të gjitha këto mund të jenë të pavlefshme – në krahasim me vendet e tjera më të qeta evropiane që janë gjithashtu alternativa më të lira si Shqipëria, e cila ndodhet më në jug të kontinentit.

Shqipëria është një vend ballkanik që krenohet me natyrën e pacenuar, plazhet mahnitëse, qytetet e mrekullueshme, historinë interesante, përballueshmërinë dhe vendasit miqësorë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.

Mikpritja në Shqipëri nuk mund të krahasohet me një vend si Italia, pasi familjariteti dhe personaliteti që ndajnë shqiptarët vendas është i jashtëzakonshëm.

Në vend që të zgjidhja vendet tipike për pushime si Italia, vendosa të shkoj në zonat turistike dhe të pacenuara të Shqipërisë për të parë se çfarë ofronte vendi i bukur.

Riviera Shqiptare është një alternativë më e përballueshme krahasuar me Bregun e Amalfit dhe vargmalet malore të Italisë.

Vendi i vogël ballkanik është një version i pazbuluar, më i lirë, por po aq mahnitës sa Italia.

7 arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë në vend të Italisë:

1-Plazhet në Shqipëri janë shumë më të qeta se ato të Italisë

Në Shqipëri do të keni mundësinë të gjeni plazhe tepër të qeta – që janë po aq mahnitëse sa ato në Itali.

Bregdeti jugor i Shqipërisë është një nga zonat e mia të preferuara për t’u vizituar gjatë verës.

Gjatë muajve të ngrohtë, zgjidhni gjithmonë plazhet e Ksamilit dhe Sarandës në vend të bregdetit të Amalfit në Itali.

Ndërsa Shqipëria po pret një numër në rritje turistësh, plazhet e njohura janë ende të qeta nëse i vizitoni në kohën e duhur të ditës.

Ksamili dhe Saranda janë plazhe të ngjashme me Karaibet, me rërë të artë dhe ujëra të kristalta.

Plazhi Itan Kryeziu është plazhi më i qetë që mund të vizitoni në bregdetin jugor.

Plazhi i Dhërmiut është gjithashtu një tjetër plazh i qetë – krahasuar me plazhet në Evropë.

Mund të jetë pak më i ngarkuar me vendasit, por këtu mund të bëni zhytje fantastike.

Hiqni dore nga bregu i Amalfit dhe drejtohuni në Rivierën Shqiptare për pushime më të qeta dhe më shumë jetë ujore në plazh.

2-Malet e Shqipërisë janë më piktoreske se alpet e Italisë

Alpet shqiptare janë epike dhe nuk krahasohen me asnjë tjetër në Evropë, përfshirë Italinë.

Italia ofron ecje dhe pamje mahnitëse malore, duke përfshirë malin Etna dhe Monte Baldo.

Megjithatë, ato nuk krahasohen me natyrën e pacënuar të maleve veriore shqiptare.

Alpet Shqiptare mund të ofrojnë më shumë për turistët që kërkojnë ecje të qeta dhe peizazhe të pacënuara.

Bjeshkët e Nemuna janë pjesë e Evropës Juglindore dhe një tipar domethënës i Shqipërisë veriore.

Vizita ime e parë në qarkun e Kukësit, ku ndodhen Alpet Shqiptare, ishte gjatë vjeshtës kur temperatura ishte e rehatshme 24 gradë Celcius.

Ju mund të shihni malet përreth bujtinave në Valbonë dhe të bëni ecje në mëngjes kur moti është ende i thatë dhe i butë.

Peizazhi alpin që kalon rrugës për në fshatin e vogël, Kukaj ngjan me atë të Zvicrës apo Alpet Italiane.

3-Shqipëria ka vendasit më miqësorë

Shqipëria ofron mikpritjen më të mirë në Evropë dhe vendasit e buzëqeshur janë në çdo cep.

Nëse do të më duhej të thosha një karakteristikë për Shqipërinë, do të ishte se vendi ka disa nga vendasit më miqësorë që kam takuar ndonjëherë.

Fillimisht, mendova se vendasit në kryeqytetin e Tiranës do të ishin më pak miqësorë dhe do të kishin më pak kohë për të biseduar.

Megjithatë, stafi në kafene dhe dyqane ofroi të njëjtën mikpritje si njerëzit në qytetet dhe fshatrat e vogla të Shqipërisë.

4-Shqipëria është dukshëm më e përballueshme se Italia

Një ndryshim i madh midis Italisë dhe Shqipërisë është përballueshmëria.

Ndërsa çmimet e turizmit rriten gjithmonë për shkak të kërkesës dhe inflacionit, Shqipëria është dukshëm më e lirë se Italia.

Gjithçka, duke filluar nga akomodimi dhe restorantet tek dyqanet dhe kafenetë – ofrohen çmime të ulëta që do t’ju inkurajojnë të ktheheni në Shqipëri për pushimet tuaja të ardhshme.

5-Mënyra e jetesës në Shqipëri është më e qete se ajo në Itali

Jetesa shqiptare është e pakrahasueshme, ju mund të përjetoni më pak stres dhe një përvojë relaksuese udhëtimi kudo që të shkoni.

Mënyra e jetesës së Shqipërisë është ndryshe nga kudo tjetër në Evropë. Është më e qetë se Italia dhe ka një ndjenjë kulturore unike.

Sigurisht, plazhet në Itali ofrojnë një atmosferë pak më të qetë, por qytetet janë krejt e kundërta. Qytetet e Romës dhe Firences janë të bukura, por stili i jetesës ishte kaotik. Ndërsa, në Shqipëri kudo që shkoni do të ndiheni të freskët dhe të relaksuar.

E gjithë eksperienca e udhëtimit në Shqipëri është më e qetë dhe pa stres. Është e jashtëzakonshme se sa relaksuese dhe qetësuese është kultura shqiptare.

6-Shtigjet e ecjes në Shqipëri janë të pakrahasueshme

Mos u habisni nëse jeni i vetmi person në vende të paarritshme në Shqipëri.

Ndërkohë që Italia dhe Shqipëria ofrojnë mundësi të pabesueshme, unë preferoj xhevahiret e fshehura të Shqipërisë.

Mungesa e zhurmës dhe turizmit në këto vende të pazbuluara do të ofrojnë një përvojë që nuk do ta gjeni askund në Itali.

Vizitoni Kanionin e Osumit në Berat, i cili është një nga shumë pikat interesante në Shqipëri.

Mos u çuditni nëse vizitoni vende të tjera në Shqipëri dhe jeni i vetmi person atje; është një ndjenjë magjike.

Perlat e tjera të fshehura që duhet të vizitoni në Shqipëri – përfshijnë Parkun Kombëtar të Valbonës, Parkun Kombëtar të Thethit dhe Syrin e Kaltër.

7-Peizazhet e Shqipërisë janë më të larmishme se ato të Italisë

Shqipëria ofron peizazhe të larmishme – nga plazhet mahnitëse deri te malet e larta.

Shqipëria është kryesisht e pacënuar dhe ofron peizazhe unike.

Vendi ballkanik është një perlë e fshehur për adhuruesit e natyrës, dhe peizazhet janë më të larmishme se ato të Italisë.

Peizazhet e Italisë janë të mrekullueshme, por të mbuluara me ndërtesa turistike, ndërsa, në Shqipëri, shumica e peizazheve janë mahnitëse, të qeta dhe tërheqëse.

Drejtohuni në bregdetin jugor për te eksploruar plazhet përgjatë Rivierës Shqiptare.

Ata që kërkojnë xhevahire unike përgjatë bregdetit duhet të shkojnë në plazhin e Gjipesë për limanet e tij të fshehura mes shkëmbinjve të lartë gëlqerorë.

Koha ideale për të vizituar këtë plazh është gjatë perëndimit të diellit. Në veri mund të gjeni edhe majat e thyera të maleve me shumë pak turistë. Vendasit mund t’ju udhëheqin, ose ju mund të eksploroni zonën vetëm.

Shtigjet në Alpet Shqiptare nga Valbona do të jenë gjithmonë në zemrën time!