Lajme
7 banka ruse të përjashtuara nga SWIFT
Bashkimi Evropian ka përjashtuar shtatë banka ruse nga Sistemi Botëror i Pagesave (SWIFT), pasi sanksionet u vendosen për shkak të agresionit ushtarak të Moskës kundër Ukrainës.
Bankat e larguara janë VTB Bank, Otkritie, Novikombank, Promsvyazbank, Rossiya Bank, Sovcombank dhe Vnesheconombank (VEB).
“Me shpejtësinë e dritës, Bashkimi Evropian ka miratuar tri valë sanksionesh të rënda kundër sistemit financiar të Rusisë, industrive të saj të teknologjisë së lartë dhe elitës së saj të korruptuar”, tha në një deklaratë shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Kjo është paketa më e madhe e sanksioneve në historinë e Bashkimit Evropian. Vendimi për të shkëputur bankat kryesore ruse nga rrjeti SWIFT do të dërgojë një tjetër sinjal shumë të qartë për Putinin dhe Kremlinin”, shtoi ajo.
Deri më tani, lista nuk përfshin Sberbank dhe Gazprombank./Telegrafi
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident I riu shqiptar vdes në aksident rrugor gjatë udhëtimit drejt Francës... -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë -
Amerikë
Inxhinierja shqiptare në Amerikë arrin majat e industrisë kimike
Jeta në Zvicër
-
Shkurtime të reja të vendeve të punës në Zvicër Valë e re shkurtimesh në Zvicër, Tamedia dhe IKEA prekin dhjetëra vende pune... -
A është sauna e mirë për shëndetin tuaj? -
Pula, mishi më i preferuar i zviceranëve -
Swisscom rrit çmimet e abonimeve private nga prilli -
Vonesa dhe anulime në Aeroportin e Gjenevës për shkak të një defekti teknik













