Kosova
709 infeksione të reja dhe 8 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë
Janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në njotimin e radhës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 709 infeksione të reja me Covid-19 dhe kanë vdekur 8 persona
Në vazhdim, njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 709 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (74, 60 vjeç), Prishtinë 2 raste (89, 76 vjeç), Kaçanik 1 rast (76 vjeç), Podujevë 1 rast (70 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Skenderaj 1 rast (64 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 79.089 raste nga 366.574 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.731 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 242 raste, Gjilan 61 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Pejë 51 raste, Gjakovë 41 raste, Kamenicë 41 raste, Mitrovicë 35 raste, Ferizaj 33 raste, Podujevë 18 raste, Viti 18 raste, Obiliq 16 raste, Vushtrri 12 raste, Skenderaj 11 raste, Prizren 10 raste, Suharekë 10 raste, Drenas 9 raste, Lipjan 9 raste, Istog 6 raste, Novobërdë 6 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Shtime 3 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër RTS ngre pikëpyetje mbi kufijtë e sigurisë, ndërsa autoritetet theksojnë se produktet janë ende brenda standardeve... -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç














