Lajme
711 persona fituan shtetësinë shqiptare, shumica janë nga Kosova
Viti 2021 shënoi rritje të kërkesave për azil në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, numri i azilkërkuesve arriti në 2,533, rreth 13.5% më shumë krahasuar me vitin 2020.
Pjesa dërrmuese e tyre janë azilkërkues nga Afganistani, me gati 2 498 persona, ndërsa 19 azilkërkues janë regjistruar nga Siria, shifër ndjeshëm më e ulët se në vitin 2020, kur shtetasit e këtij vendi dominonin pjesën më të madhe të azilkërkuesve në Shqipëri, së bashku me azilkërkuesit nga Iraku.
Sipas statistikave, piku i aplikimeve të kërkesave për azil në Shqipëri është shënuar përgjatë muajve shtator-nëntor, ndikuar edhe nga situata politike në Afganistan.
Refugjatët që vijnë në Shqipëri kanë të drejtë që të kërkojnë azil dhe ata që pranohen kanë mundësi të qëndrojnë në qendrat pritëse të ngritura për azilkërkuesit.
Ndërkohë, përgjatë vitit të kaluar janë 711 persona që kanë fituar shtetësinë shqiptare, gati dyfish më shumë se krahasuar me vitin 2020.
Shumica e tyre janë shtetas me origjinë nga Kosova që kanë marrë shtetësinë shqiptare, ndjekur nga Turqia, Siria dhe Italia dhe dominon kryesish grupmosha nga 30 deri në 39 vjeç.
Ndërsa, numri i personave që kanë lënë shtetësinë rezultoi edhe më i lartë, 724 raste të personave që hoqën dorë nga shtetësia shqiptare. /TCH/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane













