Shkurt.ch
8 vjet e 3 muaj burg shtetasit të Maqedonisë për vrasjen e brazilianit të ri
Fillimisht për vrasje akuzohej një kosovar, sot 30 vjeçar. Ndërsa trupi gjykues e ndryshoi qëndrimin në mbështetje të dëshmive të tre brazilianëve të mbijetuar, shokë të personit të vrarë
Gjykata e krimit në Lucern i ka shqiptuar një dënim prej tetë vitesh dhe tre muaj burg një shtetasi 35 vjeçar të Maqedonisë për vrasjen me thikë të një braziliani 24 vjeçar. Vrasja ka ndodhur në gusht të vitit 2009 në Hohenrain të Kantonit të Lucernit.
Në një natë vere duke u kthyer nga një festë, shtetasi i Maqedonisë së bashku me dy shokë të tij më të rinj shtetas kosovarë, kishin sulmuar brazilianin e ri duke i shkaktuar atij plagë vdekjeprurëse, shkruan sda.ch. Deri në ditët e fundit të procesit ishte menduar se fajtor kryesor për vdekjen e të riut kishte qenë kosovari 30 vjeçar. Ky, sipas përshkrimit të trupit gjykues kishte motiv për të sulmuar brazilianin për t`u hakmarrë për një sulm të mëparshëm. Kosovari, pasi që atë kohë ndodhej në Zvicër vetëm përkohësisht, pak ditë pas ngjarjes ishte kthyer në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Vetëm në vitin 2015, pasi i ishte thënë se dy të burgosurit tjerë e kishin ngarkuar, ai kishte pranuar të vinte në Zvicër për t`iu nënshtruar gjykimit.
Marrja në pyetje e tij gjatë procesit që u zhvillua javën që shkoi solli elemente të reja që e ngarkojnë 35 vjeçarin si vrasës. Këtë konstatim trupi gjykues e mori në mbështetje të dëshmive të tre brazilianëve të mbijetuar, shokë të personit të vrarë, përcjell albinfo.ch. Veç kësaj, deklaratën që kishte dhënë shtetasi i Maqedonisë, gjyqtarët e kanë vlerësuar si pak të besueshme.
Dy të akuzuarit tjerë (të dy kosovarë) janë dënuar për pjesëmarrje në sulm. Ata kanë marrë dënime pjesërisht me kusht prej 2 vjet e gjashtë muaj gjegjësisht 3 vjet e gjashtë muaj burg.
Vendimi ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













