Shkurt.ch
800 mijë njerëz në Zvicër kërkojnë punë shtesë
Mbi 800,000 njerëz në Zvicër do të jenë të interesuar për punë shtesë. Përveç të papunëve, këtu përfshihen personat e punësuar si dhe pensionistët nën moshën 75-vjeçare
Ekonomistët e “Credit Suisse” konfirmuan parashikimet e tyre për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ekonomia zvicerane po vuan gjithnjë e më shumë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar për shkak të uljes së emigracionit dhe plakjes së popullsisë. Kjo nuk do të ndryshojë aq shpejt, sipas një studimi nga “Credit Suisse”. Për shkak se rekrutimi i pensionistëve për të gjetur punë mbetet i vështirë.
Fuqia punëtore zvicerane po stagnon dhe po plaket. Deri në vitin 2040, raporti i fuqisë punëtore ndaj popullsisë së përgjithshme ka të ngjarë të bjerë nga mbi 54 për qind në 49 për qind. Në të njëjtën kohë kur emigracioni po dobësohet, ekonomia zvicerane gjithnjë e më shumë mungojnë talentet e rinj. Në të njëjtën kohë, digjitalizimi po nxit nevojën për punëtorë të kualifikuar në sektorë të caktuar.
Autori i studimit, Jan Schüpbach, në një konferencë për media në Cyrih tha se ekipi i tij ka llogaritur se mbi 800,000 njerëz në Zvicër do të jenë të interesuar për punë shtesë. Përveç të papunëve, këtu përfshihen personat e punësuar si dhe pensionistët nën moshën 75-vjeçare.
Sipas CS, megjithatë, rreth 264,000 njerëz janë në kërkim të punës, por që aktualisht nuk kanë mundësi ta gjejnë. Deri tani pjesa më e madhe e këtij grupi janë gra.
Në studimin mbi rezervën e fshehur në tregun e punës në Zvicër, “Credit Suisse” u mbështet në anketën e Forcave të Punës (SLFS) të Entit Statistikor Federal dhe studimin e vet të NVM-ve 2017, i cili përmbledh rezultatet e sondazhit të 1900 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër











