Lajme
84% më pak pasagjerë në aeroportin e Gjenevës
Normalisht aeroporti i Gjenevës është mbingarkuar me pasagjerë gjatë periudhës së Krishtlindjes. Këtë vit kishte 84% më pak pasagjerë se vitin e kaluar, sipas RTS
Midis 23 dhe 27 Dhjetor 2020, kishte rreth 47,000 pasagjerë, nga 300,000 që kaluan nëpër aeroport gjatë së njëjtës periudhë në 2019.
Numri më i madh i udhëtarëve zakonisht nisen për në Portugali, pasuar nga Franca, Spanja, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Holanda. Rrjedha në drejtim të kundërt është e ngjashme, përcjell albinfo.ch.
Edhe në aeroportin e Cyrihut numrat e pasagjerëve ranë ndjeshëm. Për periudhën nga 17 deri më 26 dhjetor 2020, numri i pasagjerëve ka rënë 80% krahasuar me një vit më parë.
Më 10 dhjetor 2020, aeroporti i Gjenevës njoftoi se pret të bëjë një humbje prej 130 milionë CHF në vitin 2020, pavarësisht ndërmarrjes së masave për uljen e kostos.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













