Maqedonia
9% e të punësuarve në Maqedoni janë të varfër
Janë shqetësuese të dhënat pasi ato për çdo vit tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro
Të dhënat statistikore të platformës maqedonase kundër varfërisë tregojnë se 9% e të punësuarve në Maqedoni janë të varfër pasi marrin paga mujore më të ulëta apo rreth 12000 denarë.
Biljana Dukovska nga kjo organizatë thotë se janë shqetësuese të dhënat pasi ato për çdo vit tregojnë rritjen e numrit të të punësuarve që kanë rroga më të vogla se 200 euro. Ajo thotë se varfëria është më e theksuar tek familjet që kanë vetëm një të punësuar. “Ligji për rroga minimale në vitet e kaluara ishte 10 mijë denarë dhe është nën pragun e varfërisë.
Në Maqedoni për një familje katër anëtarësh nevojitet të marrin rreth 12000 denarë, për të qenë në nivel të varfërisë. Ne, me rritjen e rrogës minimale, gjithë këta të punësuar në mënyrë të rregullt çdo muaj do ti nxjerrim nga varfëria”, ka thënë ministrja e Punës dhe Politikave Sociale Mila Carovska transmeton televizioni Alsat.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













