Integrimi
9 muaj burg për shqiptarin, trafikues refugjatësh në Gjermani
Gjatë disa viteve të fundit kishte kontrabanduar refugjatë sirianë dhe afganë duke i sjellë nga Greqia në Gjermani me dokumente të falsifikuara
Gjykata në Erding ka dënuar javën që shkoi një shtetas 26 vjeç t të Shqipërisë me 9 muaj burg për kontrabandim të njerëzve.
Pjesëtarët e Policisë Federale në Aeroportin e Mynihut e kishin fajësuar të riun se gjatë viteve të fundit kishte kontrabanduar në shumë raste refugjatë sirianë dhe afganë duke i sjellë nga Greqia në Gjermani me dokumente të falsifikuara.
Ai, si pjesëtar i një organizate trafikuesish, i ka ofruar në dispozicion edhe të dhënat e tij personale për të trafikuarit. Këta pastaj me leje njoftimi rumune të falsifikuara, me të dhëna të shqiptarit, kishin udhëtuar për në Gjermani. Këtu, hetuesve të Policisë Federale u kishte rënë në sy se paraqiteshin vazhdimisht të huaj me dokumente të falsifikuara që kishin emrin e njëjtë, atë të shqiptarit 26 vjeçar.
Në marsin e këtij viti, kur ai kishte fluturuar vetë nga Greqia në Munih për të vizituar familjarët, u kishte rënë në kurth policëve. Me rastin e kontrollimit që i kishin bërë atyre u ishte aktivizuar sistemi ku ishte regjistruar emri i tij në dokumentet e të trafikuarve.
Pas rishikimit të lejes shqiptare të njoftimit, policët kishin konstatuar se ajo ishte e lëshuar në mënyrë të rregullt. Ata kishin ardhur në përfundimin se para vetes kishin një pjesëtar të bandave të trafikantëve me njerëz, gjë që edhe ai e kishte pranuar gjatë marrjes në pyetje.
Ai ka thënë se për shërbimet e tij kishte marrë nga shefi i bandës nga 50 euro për secilin refugjat, që sipas tij gjithsej bëhej fjalë për një fitim prej 700 deri 800 eurosh.
Sidoqoftë, i akuzuari ka kaluar gjashtë muaj në burgun hetues para se të gjykohej, javën e kaluar nga Gjykata në Erding. Dënimi i shqiptuar: Nëntë muaj burg për trafikim të organizuar të të jhuajve, me kusht për tri vite.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune











