Bota
965.000 refugjatë për 11 muaj në Gjermani
Nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit nëntor në Gjermani janë regjistruar afërsisht 965 mijë refugjatë, me çka është tejkaluar parashikimi që kanë bërë autoritetet e vendit për numrin e refugjatëve që do të kërkojnë azil deri në fund të vitit.
Më shumë se gjysmaose rreth 484.000 refugjatë kanë ardhur nga Siria, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme të hënën në Berlin, njofton Agjencia Gjermane e Lajmeve dpa. Në vendin e dytë dhe të tretë janë refugjatët nga Afganistani dhe nga Iraku.
Vetëm gjatë muajit nëntor, në Gjermani kanë kërkuar azil 206.000 veta. Por, tërhiqet vërejtja se këta numra mund të mos jenë përfundimtarë, pasi që për shkak të fluksit të madh, shumë refugjatë detyrohen të presin gjatë para se të regjistrohen si azilkërkues.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













