Shkurt.ch
Anëtari i ri i Këshillit Federal është Guy Parmelin
Ashtu siç mund të parashikohej nga rezultati i raundit të dytë, fitues në raundin e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve për vendin vakant të Këshillit Federal u zgjodh Guy Parmelin nga Kantoni Vaud.
Pamelin, i lindur në vitin 1959 është me profesion vreshtar dhe konsiderohet si pjesëtar i vijës së moderuar të partisë së tij.
—–
As raundi i dytë i votimit nuk e ka nxjerrë fituesin. Favoriti i këtij votimi, Guy Parmelin ka dështuar të fitojë numrin absolut prej 120 votash që do t`i mundësonte zgjedhjen e drejtpërdrejtë për anëtar të Këshillit Federal, gjegjësisht ministër.
Kështu, Parmellin ka fituar 117 vota, Thomas Aesch 78 dhe Norman Gobbi, 20.
——
Deputetët e Asamblesë Parlamentare kanë kryer raundin e parë të votimit të tre kandidatëve të SVP/UDC-së dhe të katërtit, (Thomas Hurter) për vendin vakant në Këshillin Federal. Më së shumti vota, 90, ka fituar kandidati nga kantoni Vaud, Guy Parmelin. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Thomas Aeschi me 61 dhe Norman Gobbi me 50 vota. I katërti është Thomas Hurter me 22 vota dhe e fundit, Viola Amherd nga CVP, me vetëm 16 vota.
Edhe në raundin e dytë votohet për të gjithë kandidatët ndërsa nga raundi i tretë, vetüem për dy prej tyre me rezultatin më të mirë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













