Zhvillim
Kompania gjermane ndërton në Prishtinë fabrikën e moduleve diellore
8 kamionë tashmë janë në rrugë për në Prishtinë, të ngarkuar me të gjitha pjesët e makinave dhe të teknologjisë që nevojite për të montuar një fabrikë për prodhimin e moduleve diellore "DESERT"
Kompania nga Bavaria, e specializuar për prodhimin e kolektorëve të energjisë diellore J.v.G. ka themeluar një ndërmarrje të përbashkët (Joint Venture) me një kompani kosovare dhe dërgon stabilimente të gatshme për montim në Prishtinë.
Në vendet e ish Jugosllavisë mbretëron nje interes i madh për teknologjinë solare (të përfitimit të energjisë nga dielli). Kjo, para se gjithash për faktin se atje ka një klimë ideale për shfrytëzimin e kolektorëve diellorë, shkruan kjo kompani në nje komunikatë për shtyp. Për këtë arsye J.v.G ka vendosur qe në bashkëpunim me J.V.G. Jaha Energy të themelojë ndërmarrjen e përbashkët në Prishtinë, për të vepruar me këshilla profesionale dhe mbështetje tjetër në Kosovë. Aktualisht, specialistët nga Bavaria janë në punë e sipër për ofrimin e projekteve të mëdha si dhe për të bindur klientët e ardhshëm mbi përparësitë e teknologjisë «DESERT»
Projekti i parë ndodhet në fazën pak para përfundimit: 8 kamionë tashmë janë në rrugë për në Prishtinë, të ngarkuar me të gjitha pjesët e makinave dhe të teknologjisë që nevojite për të montuar një fabrikë për prodhimin e moduleve diellore «DESERT», thuhet më tutje në njoftimin për medie nga kompania gjermane.
Pritet që qysh në shkurt të vitit të ardhshëm të fillojë prodhimi i moduleve të para. Salla e fabrikës, e nevojshme për këtë dedikim, tashmë është ndërtuar dhe mungojnë vetëm disa linja të furnizimit, transmeton albinfo.ch. Paralelisht me këtë është duke u bërë edhe bartja e certifikatave të J.v.G., ashtu që nuk duket të ketë ndonjë pengesë rreth startimit të fabrikës ne shkurt të vitit të ardhshëm.
Kërkesat për energji elektrike në Kosovë dhe në ish Jugosllavi gjatë viteve të kaluara kanë shkruar në vazhdimësi drejt rritjes. Shteti ka reaguar ndaj kësaj me planifikimin e ndërtimit të termocentraleve dhe me marrjen e masave për ngritjen e efikasitetit të energjisë. Kjo, veç tjerash nënkupton shfrytëzimin më të madh të energjive të ripërtërishme, shikuar nga kjo perspektivë, gjasat për ndërmarrjen e re Joint Venture duken gjithsesi pozitive, përcjell albinfo.ch. Po ashtu, sipas sektorit për shtyp dhe punë publike te Ambasades Gjermane në Prishtinë, kushtet e të bërit biznes për kompanitë e huaja në Kosovë janë përgjithësisht të mira.
J.v. G. Thoma GmbH është kompani serioze gjermane e cila bën ngritjen e fabrikave komplete për sistemet e energjisë me diell. Ajo eshtë e pranishme në treg prej më se 20 vitesh.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













