Sport
Hitzfeld: “Xhaka është njeriu i duhur për Bayernin”
Ish selektori i kombëtares zvicerane, trajneri gjerman Othmar Hitzfeld është shprehur ne favor të kalimit të Granit Xhakës në Bayern. Madje, sipas tij, futbollisti me rrënjë shqiptare nga Kosova përshtatet më së miri me frymën që e kultivon klubi i madh bavarez.
«Jam i bindur se ai ka një karrierë madhështore para vetes. Ai është një lider, një lojtar i cili merr përgjegjësi dhe paraqitet me vetëbesim. Bayern ka nevojë për lojtarë që e kanë të theksuar vetëbesimin. Për këtë arsye Xhaka zotëron me siguri cilësinë e duhur për të pasur sukses në Bayern», thotë Hitzfeld.
Më tutje ai shton se edhe rrethanat në FC Bayern janë aktualisht të tilla që e favorizojnë inkuadrimin e Granit Xhakës. «Është e qarte: Në Bayern brenda dy ose tri vitesh do të ndodhë ndryshimi. Xabi Alonso me siguri nuk do të bëhet më i ri. Dhe është e logjikshe që ai pas një apo dy vitesh nuk do të mund të luajë më. Bayern ka nevojë për pozicionin që luan ao. Vidal nuk është një organizator loje (playmaker) ndërsa Schweinsteiger ndërkohë ka kaluar në ManUtd».
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër















